osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të gjithë në opozitë kundër taksës për “Rrugën e Kombin”, por çfarë bëjnë kur janë në qeveri?

Të gjithë në opozitë kundër taksës për “Rrugën e Kombin”, por çfarë bëjnë kur janë në qeveri?

Nga sot Rruga e Kombit, një investim rreth 1 miliard euro, i bërë nga qeveria Berisha, do të ketë një tra dhe një tarifë kalimi.

Politika ka filluar debatet e saj dhe akuzat, por në fakt memoria i nxjerr zbuluar në sharlatanizmin e tyre të përditshëm.

Përsëritja është mëma e dijes, dhe ne po përsërisim të gjitha faktet dhe ato që kanë thënë dhe kanë bërë politikanët dje, dhe çfarë qëndrimesh mbajnë sot.

Në hapat e parë të rrugës

Së pari kur rruga u ndërtua, socialistët sulmuan kostot në atë kohë, dhe kreu demokrat Lulzim Basha, atëherë ministër u akuzua për korrupsion. Gjyqi ndaj tij u mbyll nëpërmjet një loje proceduriale nga Gjykata e Lartë.

Në lidhje me tarifën mund të themi se në atë kohë, që në fillimet e projektit dhe pasi është bërë investimi, edhe qeveria Berisha ka qenë e qartë, se në një moment të dytë, rrugës do t’i vendosej tra, dhe këtë e di shumë mirë Lulzim Basha.

Në vitin 2009, më saktë, në tetor të 2009-së, mund të lexoni në gazetat e kohës, qëndrimet e Ministrisë së Transportit, për studimin dhe tarifat që do vendoseshin në Rrugën e Kombit. Rreth këtij studimi gazetarët në atë kohë raportuan, se Ministria e Transporteve, pas një studimi kish dalë në përfundim se Rruga e Kombit, për rreth 104 km distancë, donte afërsish 30-35 milionë euro, kosto për mirëmbajtjen. Tarifat, fillonin 200, 500 dhe 1000 lekë të reja, por flasim për kostot që donte rruga kur ishte drejt përfundimit të saj pjesor, jo në gjendjen që ndodhet sot, ku pas gati 7 vitesh nuk ka asnjë mirëmbajtje, përveç pastrimit kur bie dëborë.

Në atë kohë qeveria e Partisë Demokratike me kryeministër Sali Berishën, ishe e qartë dhe e vërtetë. Kishte bërë një investim madhor, kishte kosto të mëdha për mirëmbajtjen dhe duhej vendosur një tarifë. Socialistët e kundërshtonin, se rruga është bërë me taksat e shqiptarëve dhe nuk duhet të ketë tra e tarifë mirëmbajtje. sot janë këta socialistë që e dhanë me koncesion.

LSI pro dhe kundër

LSI hyri në qeveri me PD-në, nuk e kundërshtoi asnjëherë procedurën që kishte filluar. Më pas qëndroi në qeverinë e PS-së. Është ministri i LSI-së që e vendosi koncesionin dhe e firmosi atë, sot ajo del kundër.

Edhe vetë Lulzim Basha ka folur sot për koncesionin dhe e sulmon, megjithëse e ka lexuar që në projekt-ide, se ajo rrugë do të kishte një tra, do të kishte një tarifë për mirëmbajtjen, pasi kushtonte nga 30-35 milionë euro në vit. Sot edhe Basha kundërshton.

Lulzim Basha, ndërtonte rrugën dhe ishte i bindur se atje do të vendosej tarifa për kalimin, Edi Rama e kundërshtonte.

LSI hesht në qeverisje me PD-në dhe firmos në qeverisje me PS-në dhe e kundërshton sot.

Rama, Basha, Meta pro taksës në rrugë

Të gjitha palët politike kanë qenë në dijeni dhe pro vendosjes së tarifës në Rrugën e Kombit, pasi ka një kosto të lartë mirëmbajtjeje dhe sot pas 9 vitesh që është hapur, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta, e dinë se Rruga e Kumbit nuk ka përfunduar, dhe ka një kosto totale rreth 300 milionë euro, e cila është plotësim projekti, që do të thotë, mbikalimet, rrethimi i plotë i 104 km të rrugës, ura mbi lumin Drin, mirëmbajtja rutinë dimërore, kostot e dëmtimit për këto 7 apo 8 vite që nuk është hedhur qoftë edhe një lopatë e vetme dhe është bërë 0 mirëmbajtje.

Një investim që s’mbaroi kurrë

Një rrugë me të tilla parametra në atë terren, në atë gjendje të papërfunduar, kërkon 300 milionë euro. Këtë e di Rama, e di Luli, e di Ilir Meta, këtë e dinë të gjithë. Dhe kjo shifër nuk ka dalë si shpikje e palëve politike por nga një studim i IFC.

E gjithë kasta politike shqiptare ka qenë pro vendosjes së tarifës, sot palët bëjnë gërr-gërr, harrojnë çfarë kanë thënë dje dhe çfarë thonë sot. Por faktet i nxjerrin zbuluar, sepse kur bëjnë opozitë, qoftë njëra apo tjetra palë, harrojnë se çfarë do të thotë të qeverisësh nesër, se çfarë do të thotë shtet. Gënjejnë duke thënë se nesër çdo gjë do të fillojë nga 0, do ta shembë njëra palë dhe do ta ngrejë pala tjetër. Në fakt qeverisja ndryshon por për disa gjëra ka vazhdimësi, edhe kur si pëlqen Ramës, edhe kur si pëlqen Lulit edhe kur si pëlqen Metës.

Të gjitha palët e dinin se trau do të vendosej, tarifa do të vendosej. Janë 1004 km, që për një periudhë të caktuar kohore, duhet të përfundojë në standardet evropiane, dhe do të jetë një rrugë me tarifë 1 euro për 20 kilometra.

Për këtë kanë rënë dakord të gjitha palët politike, pavarësisht se sot turpësisht, kërkojnë të fitojnë ndonjë votë, duke dashur të mbajnë qëndrime kundër.

Politika jonë është për të qeshur dhe për të qarë, vuan nga amnezia, por shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën. Rrugën e Kombit, e filloi qeveria e Berishës me Lulzim Bashën ministër Transportesh. Gjatë saj u bë edhe studimi dhe plani i parë tarifor, më pas gurin ia vunë socialistët me LSI-në.

Të gjithë kanë qenë pro taksës në Rrugën e Kombit. /CNA.al

Ja disa nga shkrimet e asaj kohe, që tregojnë se palët kanë të gjitha pro: 

http://www.forumishqiptar.com/threads/115220-Koncensioni-p%C3%ABr-rrug%C3%ABn-Durr%C3%ABs-Kuk%C3%ABs-Parakushti-investim-100-milion-euro/page4

http://noa.al/lajmi/2012/01/137733.html

https://www.youtube.com/watch?v=d2BBZS-MZsw

http://noa.al/lajmi/2013/10/372976.html

https://www.youtube.com/watch?v=89SqN8SsMv8&feature=youtu.be