Zv.kryeministri Erion Braçe, pasi vizitës së Bashës në Selenicë dhe deklaratës së tij se kryebashkiak mbetet Përparim Shameti, i është përgjigjur me një replikë të bërë në rrjetet sociale.
Braçe i është drejtuar kreut të PD, duke i thënë se nëse nuk është duke luftuar për karrige por për interes interes politik, të ngrihet nga karrigia bashkë me Shametin dhe të rregullojnë ujësjellësin e Selenicës.
Postimi i plotë Braçes:
Ti Lyrzim nuk po lufton për karrige?
Ti Lyrzim po lufton për interesin publik?
E ke seriozisht kid?
Atehere,
merre per veshi ate Papin tend,
domethene “kryetarin legjitim” te Selenices,
te dy bashke coni bythen nga karrigia partiake e tavolina po e tille,
shkoni e nderroni transformatorin nga merr energji pompa e ujesjellesit se meruat Selenicen;
Ka 7 dite pa uje dhe Papi yt legjitim as qe mendon per kete!
Ujesjellesi eshte ne pronesi te tij,
pompen e dogji se e linte dite nate ndezur e pa kontroll;
Pompem e re ja bleme dhe ja vendosem ne, Qeeeeeveeeeeriiiiiiiiiiiiaaaa!
Tani lerini denglat me e ne karrige e nderroni transformatorin se edhe ate e keni djegur!
Ky eshte interes publik!
Bejeni tani meqe qenkeni ne Selenice!
Ndryshe e bejme ne,
por ti e ju hani peshk pas kesaj!