Gjykata e Elbasanit, me gjyqtare Pajtime Fetahu ka marrë ditën e sotme në shqyrtim kërkesën e drejtuar nga fituesi në zgjedhjet e 30 Qershorit Gledian Llatja lidhur me konfirmimin e këtij të fundit në krye të Bashkisë së Elbasanit.
Gjykata ka vendosur ta shpall fitues Llatjan mbështetur sipas saj, në rezultatet zgjedhore të miratuara në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjet e Kryetarit të Bashkisë Elbasan.
Llatja është kandidati i parë që njihen zyrtarisht në këtë formë si kryebashkiaku i ri pas zgjedhjeve të 30 Qershorit nga 61 bashkitë e vendit.
Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë kryebashkiakun aktual, Qazim Sejdini i cili ka mbyllur mandatin e 3 në drejtimin e Elbasanit.