Ditën e sotme siç ishte parashikuar është mblidhur Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës.
“Komisionit Hetimor ka për qëllim të hetojë punën dhe kompetencat për presidentit Ilir Meta në lidhje me zgjedhjet. Sjellja dhe qëndrimet e Metës për zhvillimn e zgjedhjeve, Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën”, u shpreh deputeti Ulsi Manja.
Ndërkohë, u zgjodh edhe sekretarja, Klotilda Bushka. Ndërkaq, Alket Hysnei dhe Halit Valteri do të jenë relatorë. Hapi i parë i këtij komisioni që do të ndërmerret do të jetë ngritja e një sekretariati teknik që do punojë edhe gjatë muajit gusht.