News24’ dhe ‘BalkanWeb’ sjell pamje nga shtëpia-baza e grupit kriminal që mori pjesë në atentatin e Devi Kasmit pak ditë më parë, ku u gjetën arsenal armësh dhe lëndë narkotike. E ndërtuar enkas në një zonë në periferi, mes dy kodrave në Kodër-Mzez, shëpia në pronësi të Aurel Hoxhallarit, i cili është person i shpallur në kërkim, ishte e pajisur me disa kamera sigurie. Ndërkohë 4 persona u arrestuan, mes tyre edhe ekzekutori.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton nga vendi i ngjarjes se bazuar nga informacionet e grupit hetimor se jo vetëm ndërtesa, por edhe zona përreth saj shërbente si bazë për të fshehur arsenalin e armëve, siç ishin edhe tunelet pas shtëpisë.
“Ndodhemi në banesën e Aurel Hoxhallarit, Atlin, atje ku u gjet edhe një arsenal armësh që shërbeu për vrasjen e Devi Kasmit. Ndërtesa shërbente si bazë. Brenda janë oficerët e policisë gjyqësore. Burime policore thanë se jo vetëm banesa por edhe ambienti përreth është përdorur nga grupi për të fshehur arsenale armësh. Në çdo cep të shtëpisë ka kamera sigurie, ishte ndërtuar qëllimisht. Tunelet janë pas shtëpisë, janë të ndërtuara para viteve 90. Thuhet se tunelet kanë qenë në emër të Aurel Hoxhallari, i cili është në kërkim dhe me 3 producentë penale.”, raporton Bezat.
Po ashtu Bezat tha se Hoxhallari disponon edh e3 banesa të tjera në kryeqytet, kryesisht në periferi.
U arrestuan
Elton Halipaj-Siguroi mjetet për vrasjen
Efitmiu Eftimius-Vrasësi, iu gjetën para, i kishte marrë shpërblim për ekzekutimin
Malvin Dinellari-siguroi infrastrukturën
Elton Hoxhallari-bashkëpunëtor në vrasje
Në kërkim
Altin (Aurel) Hoxhallari-Organizator i vrasjes
(ed.me/BalkanWeb)