Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka njoftuar sot disa ndryshime në Policinë Ushtarake. Ministrja Xhaçka shkruan në “Facebook” se nga sot kjo polici do të drejtohet nga koloneli Altin Kurti.
Ky i fundit do të zëvendësojë në këtë detyrë kolonel Ekland Dautin, që ka drejtuar më herët Policinë Ushtarake.
Ministrja falënderon kolonel Dautin dhe shpreh bindjen se pasardhësi i tij, Kurti, do të vijojë me rezultatet e larta të tij.
“Faleminderit kolonel Dautit për drejtimin e deritanishëm me profesionalizëm të Policisë Ushtarake dhe suksese komandantit të ri kolonel Altin Kurtit.
E bindur se kolonel Kurti do të vijojë rezultatet e larta të komandant Dautit, dhe pse jo ta çojë më tej profesionalizmin dhe operacionalitetin e Policisë Ushtarake”, shkruan Xhaçka.