Kuvendi do të mbajë sot në 17:00 seancë të posaçme plenare. Pas miratimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Kuvendi pritet të votojë në seancë ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Mazhoranca akuzon Kreun e Shtetit se ka shkelur Kushtetutën me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor. Seanca plenare pritet të mbarojë para nisjes së protestës së opozitës.
Komisioni Hetimor përbëhet nga:
1-Ulsi Manja, kryetar
2-Vasilika Hysi, anëtar
3- Klotilda Ferhati, anëtar
4-Bashkim Fino, anëtar
5-Alket Hyseni, anëtar
Nga opozita parlamentare:
1- Alban Zeneli
2- Halit Valteri