osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

FAKSIMILET/ Karagjozlliku i LSI nuk ka fund! Firmos në qeveri, thirrje për mosbindje kur del në opozitë

FAKSIMILET/ Karagjozlliku i LSI nuk ka fund! Firmos në qeveri, thirrje për mosbindje kur del në opozitë

Duket se karagjozlliku i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka fund. Dëshmia më e fundit e kësaj u regjistrua në orët e mesditës së të dielës kur Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetin social Facebook kundërshtoi taksën e koncesionit për Rrugën e Kombit.

“Refuzojeni ta paguani taksen per rrugen e kombit,le ta paguaje vete qeveria. Koncesionin e rruges se Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve te pista. Qytetaret nuk kane taksirat te paguajne taksa per te kaluar ne nje rruge ku e kane dhene boll kontribut me taksat e tyre tyre per ndertimin e saj. Qeveria ta paguaje vete kete takse,se qytetaret e kane permbushur tashme, me te tepert bile detyrimin e tyre. Qeveria ka dhene qindra milion euro koncesione ne shendetesi e gjithandej,le ti anulloje ato dhe le te financoje mirembajtjen e rruges se kombit. Qytetaret qe udhetojne drejt verilindjes kryesisht vellezerit nga kosova jane te denuar te paguajne per te ardhur ne shqiperi sepse qeveria e kryeministrit vjedh.

Refuzojeni ta paguani kete takse te piset jeni ne te drejten tuaj”, shkruan Petrit Vasili.

Deri këtu, Vasili duket një populist i klasit të parë. Ka vetëm një problem të vogël. Kontrata e marrëveshjes së koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot-Morinë” është firmosur më datën 6.12 2016 nga Sokol Dervishaj, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, përfaqësues i zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. E gjithë procedura nga marrja e ofertës së pakërkuar, ajo e garës deri në shpalljen e fituesit për këtë koncesion është bërë nga ky dikaster i drejtuar prej Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

Firmosja e kontratës është bërë pas një procedure negocimi të kontratës dhe kritereve të saj, përfshirë dhe tarifat e kalimit të mjeteve, bërë po nga ministria e drejtuar prej përfaqësuesit të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kontrata e firmosur nga Dervishaj më pas ka kaluar për miratim në qeveri ku sërish kanë qenë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim që drejtonin disa ministri në kabinet.

Gjithë shqiptarët tashmë kanë rastin të shohin karagjozllikun e rradhës në emër të populizmit. Ata që e negociuan kontratën përfshirë taksën e kalimit dhe që e firmosën dokumentin, sot dalin dhe bëjnë thirrje të refuzohet pagesa nga qytetarët./LEXO.AL