Policia italiane arrestoi dje 7 shqiptarë, të cilët akuzohen për një seri grabitjesh. Në sajë të operacionit të koduar ‘Off line’ u shkatërrua banda shqiptare, që vepronte midis zonës së Toskanës dhe Umbrias, ndërsa në këto 5 muaj dyshonte se kryenin 6 grabitje në ditë.
‘La Nazione’ shkruan se shqiptarët pasi hynin në banesat e italianeve merrnin prej aty sende të shtrenjta, unaza dhe florinj dhe me pas i shisnin, ndërsa paratë i dërgonin në Shqipëri.
Banda e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në Siena, Arezza, Firenze e Perugia. Policia italiane vijon ende hetimet për dokumentimin e plot të këtij rasti.