Investigimi i gazetës amerikane “Mother Jones” zbuloi skandalin e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA me një kompani të lidhur me rusët.
Ky skandal është komentuar nga e gjithë klasa politike por edhe nga gazetarë e deri te rrjetet sociale.
Këto të fundit vijojnë të ironizojnë Bashën ku në katër foto të publikuara paraqiten ndërtesa të Moskës bashkangjitur edhe selia e Partisë Demokratike me dixhiturën ironizuese: “Arkitekturë e bukur ruse”.
Mirëpo rrjeteve sociale nuk u ka shpëtuar as vizita e Bashës në Shkodër ku ironizohet me fytyrën e Bashës. Në një prej fotove është shkruar dixhitura : Kur vjen nga Holanda në Shkodër. /Lexo.al/