Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka shkuar të votojë në kuadër të zgjedhjeve lokale. “Unë votova dhe ishte super. Voto edhe ti për Shqipërinë,”- është shprehur Fuga në rrjetin social Twitter. Endri Fuga, i cilësuar si njeriu “që vë në rrjesht Ramën” sipas një postimi të vetë kryeministrit, ka kryer një shkollë komunikimi në Vienë dhe më parë ka punuar si këshilltar i kreut të PS-së, që kur ishte i angazhuar tek “Mjaft”.