osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Katërshja opozitare përgatit alibitë e post 30 qershorit

Katërshja opozitare përgatit alibitë e post 30 qershorit

Tridhjetë qershori është dita e zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Kjo ka marrë fund dhe vetëm mashtruesit dhe ata që duan të mbajnë me kurajo dhe të nxisin për dhunë një grusht militantësh, administratën e bashkive dhe policinë bashkiake në zbatim të direktivave të qarkores për aksionet kundër zgjedhjeve nuk e besojnë ende këtë. Ky kontigjent është i prirur nga dëshira për të mos pasur zgjedhje në 30 qershor.

Basha, Monika dhe bashkëkoalicionistët antizgjedhje, nisin të numërojnë arsyet përse nuk ka zgjedhje. Të parën arsye renditin aktçdekretimin e Presidentit Meta. Të dytën se, pa opozitën nuk ka zgjedhje, ndryshe janë monopartiake dhe nëse bëhen, janë të tipit “Koreja e Veriut”. Si të tilla do shpallen nul ndoshta nga ndonjë dekret tjetër që qëndron në sirtarët e Presidencës. Nuk do ketë zgjedhje sipas antizgjedhorëve se nuk pranon populli opozitar që shumë herë barazohet me gjithë popullin shqiptar. Do ketë dhunë, deklarojnë kryebashkiakët dhe më agresivët prej tyre flasin për mbrojtje me trupat e tyre, me jetë, me betejë kundër atyre që duan zgjedhje. Kryetarët e bashkive të PD dhe LSI-së që janë në fund të mandatit, jo thjeshtë me zgjedhjen e kryetarëve të rinj, po edhe për mbarimin e afateve kushtetuese, deklarohen kategorikë se nuk do ketë zgjedhje, se do shkatërrohen materialet zgjedhore, do kyçen mjediset në pronësi të bashkive, duke i transferuar zgjedhësit nëpër lëndina apo mjedise sportive, ku nuk ka zot dhe janë jashtë juridiksionit bashkiak?! Do mbajmë të rrethuar KZAZ-të dhe QV-të. Do të, do të, do të… Pafund argumente dhe arsyetime, të cilat janë më shumë parulla për të frikësuar votuesit dhe për të penguar votimin. Argumenti më i fundit që mbërriti si nga qielli dhe u kap në kohë reale nga radarët e PD-së, ishte vendimi sipas tyre i KE që nuk do ketë vëzhgues nga ky institucion. KE braktisi mazhorancën, ndërkombëtarët shpallën nul zgjedhjet në një kohë kur zgjedhjet mbikëqyren nga OSBE-ODIHR. Pafund argumenta dhe arsyetime, të cilat janë më shumë parulla për të frikësuar votuesit dhe për të penguar votimin. Po numri i shkaqeve dhe arsyetimeve përse nuk do ketë zgjedhje në fund qershor, vijojnë deri në infinit.

Zhurmë pa fund. Numërim arsyesh dhe mosarsyesh. Dhe së fundi edhe kryearsyeja, dekreti numër tre i Presidentit me bekimin e opozitës pa llogaritur socialistët për zgjedhjet në datën 13 tetor. E treta e vërteta. Ky do jetë kryeargumenti dhe top-alibia për moszhvillim të zgjedhjeve. E tërë stuhia antizgjedhore kërkon të justifikojë qëndrimin ekstrem të mbajtur nga opozita, e cila i dogji të gjitha. Humbi shansin për të qenë pjesë e Kuvendit me djegien e mandateve. Braktisi sistemin, duke ikur nga zgjedhjet lokale për herë të parë në historinë pluraliste të tri dekadave. Pas këmbënguljes së kancelarive ndërkombëtare, qëndrimeve të qarta të SHBA, OSBE-së, BE-së dhe shteteve më me peshë të Europës, si Anglia, Gjermania, Italia që asistojnë Shqipërinë dhe kanë akredituar vëzhguesit e tyre për 30 qershorin dhe ultimatumet si kurrë më parë se kush prek zgjedhjet shpallet “organizatë e dhunshme”, një hap para organizatës terroriste dhe barazimit me “Bokoharam”, “Taleban” etj., organizata të listës së zezë, opozita në heshtje pranon se zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Ndër shqiptarët është e fuqishme bindja se dita e zgjedhjeve do jetë vetëm ditë zgjedhjesh, asgjë më shumë. Në kushtet kur liderët që udhëheqin aksionin antizgjedhorë pranojnë në heshtje se zgjedhje do ketë dhe ato do zhvillohen me siguri absolute se këtë veç sovranit shqiptar e garantojnë edhe faktorët ndërkombëtar, shtabet e partive bojkotuese të zgjedhjeve, juristët e specializuar e të kualifikuar, po përgatisin alibitë e humbjes, jo të atyre se ata e shpallin veten fitues absolut, po mazhorancës që i zhvilloi. Deklarata e parë për t’i shpallur të paligjshme zgjedhjet, e cila gatuhet në mendjen e tërë opozitës që tani është shkruar. Zgjedhjet e 30 qershorit janë nul. Dekreti i Presidentit që anuloi 30 qershorin, i ka bërë ato të paligjshme dhe për të provuar këtë presim Gjykatën Kushtetuese.

Për këtë janë duke u përgatitur nga ekstra juristët, dosjet për gjykatë dhe argumentat juridike përse ato nuk duhet të legjitimohen. Arsyetimi i radhës. Dihet se në listat e zgjedhësve, gjysma e të regjistruarave, një veprim mekanik nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, janë emigrantë. Ata, kurrë në këto vite nuk kanë marrë pjesë në votime. Pra, lista që sot është e përgjysmuar për sa i përket pjesëmarrjes për arsye objektive. Në këto kushte, përqindja e pjesëmarrjes do jetë në nivelin 50 përqind ose edhe më pak pasi pjesa tjetër e ka të pamundur të votojë për vetë mosqenien e tyre në territorin e Shqipërisë në ditën e zgjedhjeve. Këtij numri i shtohet edhe pjesa bojkotuese që janë militantët dhe votues të opozitës të cilët do zbatojnë direktivën e partisë për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Dhe shifrat e pjesëmarrjes ditën e zgjedhjeve do jetë një nga alibitë më të fuqishme me të cilën do sulmohen zgjedhjet. Deklaratat sipas skenarit për shpallje nul të zgjedhjeve do vijojnë me muaj të tërë, duke e evidentuar, si bojkot të popullit për atë që opozita e konsideron, bojkot të farsës zgjedhore, votë anti qeverisë së gangsterëve dhe krimit të organizuar. Për pjesëmarrjen në zgjedhje janë bërë që tani raportet, të cilave vetëm sa do u bëhen disa retushime e kalkulime të lehta për ta paraqitur 30 qershorin si zgjedhjet me pjesëmarrjen më të ulët në historinë e zgjedhjeve shqiptare. Alibia e radhës do të jetë se u përdor presioni dhe frikësimi i votuesve, largimi nga puna, raprezaljet mbi bizneset, gjobat ndaj tyre, legalizimet, frikësimi për të marrë pjesë në zgjedhe. Do paraqiten lista zyrtarësh dhe administratorësh, të cilët kanë ndikuar në detyrimin e votuesve për të votuar. Zgjedhjet u kriminalizuan përmes dhunës mbi administratën dhe sektorët e shërbimeve, arsimit, shëndetësisë dhe ndërmarrjeve shtetërore do gjëmojnë akuzat nga çdo cep. Për akuza të tilla, opozita është stërvitur prej kohësh. Kjo do jetë një nga targetet që do t’u tundet si flamur për të bërë pis zgjedhjet. Shumë zgjedhës në zonat periferike, do deklarojnë liderët e opozitës, u blenë me paratë e krimit dhe të drogës. Për këtë, prej ditësh kanë nisur regjistrimet dhe inskenime, siç ishte rasti i Dibrës, ku akuzohen shtabet lokale, se kanë shpërndarë ndihma, deri edhe armatime me mjetet e ushtrisë.

Do bëhen përpjekje të kriminalizojnë të vetmin institucion kushtetues, ushtrinë, e cila nuk është përzier kurrë në veprime të paligjshme me zgjedhjet. Ushtria qëndron larg këtyre paligjshmërive dhe mbetet e pastër, pa u përzier me politikën dhe sado të përpiqen ish gjeneralët ta nxijnë, nuk do ia arrijnë. Një argument tjetër, realisht sebep që po përpunohet për t’u përdorur si alibi do jetë sigurisht bojkotimi i zgjedhjeve nga intelektualë e njerëz të medias e shtypit, artistë e piktorë, të cilët nuk u bënë pjesë e farsës, përkundrazi iu kundërvunë kësaj aventure të Edi Ramës dhe e shpallën të paqenë atë. Dhe do përmenden emra të njohur që realisht për hir të së vërtetës, kanë mbajtur gjatë tërë këtyre viteve anën e opozitës dhe kanë qenë zëdhënës të kauzave opozitare. Një sebep-alibi tjetër do jetë ajo e fiktivitetit dhe parregullsive të administrimit të zgjedhjeve, duke sjellë këtu shembuj të improvizuar me mbushje kutish e shtim të votave fiktive, vota si fis e në emër të të tjerëve, mjafton të shtohen alibitë për parregullsi në zgjedhje. Qeveria gjatë tërë kësaj kohe do jetë argument-alibia, intimidoi kryebashkiakët opozitarë, u bëri presion, ushtroi dhunë do jetë një argument plus me të cilin do shtohen justifikimet opozitare për ta zbehur rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Anatemimi kundër qeverisë nuk do ketë kufi. Do numërohen një mijë e një të zeza. Do rreshtohen shifra. Do lexohen deklarata e proklamata. Qeveria nuk do kursehet për asgjë, do i numërohen tërë sharjet që nga viti kur erdhi në pushtet, duke e copëtuar brinjë më brinjë. Votat u vodhën, veçanërisht në ato bashki, ku pritmëritë opozitare për bojkot masiv janë të mëdha për pjesëmarrje të ulët. Do citohen drejtues politikë të fushatës. Do thuhen shifra të paguara për votë dhe lloji i monedhës. Ndoshta do sillen si argument edhe përgjimet e qershorit 2019 nga nisja e fushatës deri në ditën e mbylljes së procesit, duke përfshirë edhe vetë KQZ dhe KZAZ-të apo QV-të.

Opozita nuk do lërë pa përmendur faktin se nuk ka qenë në kontroll të zgjedhjeve. Dhe procesi është administruar nga KQZ ose organizata e Partisë Socialiste, siç u cilësua nga Presidenca. U përjashtuam me dhunë nga kontrolli i zgjedhjeve, do bërtasin opozitarët, duke përmendur faktin se nuk u praruan të ishin pjesë e komisioneve dhe pse nuk ishin pjesëmarrës në zgjedhje. Vota, populli e demokracia u grabit nga paratë dhe krimi. Dhe do nisin të numërohen shifra dhe tregues për pagesat cash që u bënë sipas juristëve të opozitës në qytete e fshatra. Më shumë se gjysma e bashkive ishte pa konkurrent, do jetë një nga alibitë që do ngrihet në qiell dhe do u përplaset në fytyrë organizatorëve të zgjedhjeve. Dhe këtu nuk do mbeten jashtë kritikave, jo vetëm vendasit, po edhe të huajt, të cilët si gjithnjë do etiketohen, të shitur, të blerë, të mashtruar nga mazhoranca. Një alibi tjetër do jetë anatemimi i këshillave bashkiake, të cilët do trajtohen si monopartiake edhe pse në to do ketë përfaqësues të partive të tjera, po që nuk llogariten nga PD dhe LSI, të cilët opozitën e quajnë ekskluzivitet të tyre. Krahas frontit të bashkuar opozitar në të njejtën gjatësi vale, do jenë edhe mjaft analistë dhe opinionistë, të cilët kanë për detyrë të zbusin humbjen për të cilën vetë opozita është përgjegjëse, aq më tepër që sipas sondazheve që na ka ekspozuar, ishte në shumicë dhe fituese e garantuar. Njëherësh në ringun e alibive të zgjedhjeve për të shpallur si të paqenë sikur në Shqipëri nuk u zhvilluan zgjedhje, po vjedhje votash, do zbresi edhe vetë Presidenti Meta, i cili do mbrojë dekretçdekretimin dhe do mbështesë tërë argumentat e opozitës që u iku përgjegjësive për zgjedhjet, duke i braktisur ato. Alibitë për të zhbërë vullnetin e sovranit do shtohen deri sa të bëhen një piramidë e lartë, maja e së cilës ishte dekreti më i ri i Presidentit për 13 tetorin. Piramida e alibive në të cilin do ngjiten si triumfatorë antizgjedhorët e Shqipërisë. Po zgjedhjet u bënë veç. Të gjitha këto alibi do jenë, vetëm ca pushkë pas dasme! Nga Bardhyl BEJKO