Politikani dhe kuratori i njohur italian Vittorio Sgarbi i ka dhënë një shuplakë të fortë deputetes së Berluscon-it, Mara Carfagna, e cila vetëm disa ditë më parë ngriti alarmin për atë që po ndodh në Shqipëri dhe kërkoi ndërhyrjen urgjente të BE dhe Italisë. Mirëpo sipas Sgarbi-t Vittoria po flet për një situatë që ajo nuk e njeh.
“Unë nuk e di nëse ka qenë ndonjëherë në Shqipëri, por kam qenë në raste të shumta me qeverinë e Sali Berishës, Fatos Nanos dhe Edi Ramës, nuk mund ta kuptoj se si duhet pezulluar shkalla demokratike e zgjedhjeve lokale, me urdhër të presidentit. A do ta pranonin që kjo të ndodhte në Itali”, shprehet politikani i njohur.
Më tej Sgarbi shpjegon: “Shpërthimi i një partie politike të papërballueshme, dhe që Carfagna e prezanton si një kërkesë për barazi përmes akuzave arbitrare dhe demonstrimeve të organizuara në rrugë kundër qeverisë së Ramës, është një armë e ngjashme me atë që Forza Nuova ose Casa Pound mund të përdorin kundër një qeverie të zgjedhur ”
Jo vetëm kaq por Sgarbi thekson: “Nuk është e qartë se pse Bashkimi Evropian dhe Italia duhet të ndërhyjnë për alarmin e pakuptimtë të atyre, që duke konkurruar për një parti, injorojnë raportin miqësor mes Edi Rama dhe Silvio Berluskoni, si dhe vizitat institucionale të Ramës në kohë të vështira për qeverinë e tij ”
Sgarbi përfundon: “Nëse Carfagna do kishte një të dhjetën e kapacitetit politik dhe qeveritar të Edi Ramës, do të shmangte gafat në bazë të informacioneve të këqija dhe burimeve alarmante që përpiqen të rrëzojnë kryeministrin me skenare të mjerueshme që do të mohohen pikërisht nga vota e gjerë e administratës”.