Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen zgjedhore duke publikuar në Instagram një video nga emisioni i djeshëm tek Sokol Balla, ku moderatori i tha kryeministrit sloganin e opozitës “Rama ik”. Rama e shoqëron postimin me një urim për një fundjavë të mbarë. “✌️– fundjavë të bukur të bukur të gjithëve ju –❤️”-shkruan kryeministri. Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore. Në bazë të Kodit Zgjedhor palët që marrin pjesë në zgjedhje janë të detyruara që të mos bëjnë deklarata. Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë opozita. Fushata është shoqëruar me akuza, protesta e përplasje në disa KZAZ.