Teksa SHBA dhe BE deklaruan prerazi se 30 qershori është dita e zgjedhjeve dhe nuk njohën dekretin e Metës për shtyrjen e tyre, ky i fundit ka përshëndetur shqiptarët nga lagja ku banon. Në një shënim në facebook Meta u bën thirrje shqiptarëve që të sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve.
Siç shihet dhe nga foto e postuar nga vetë presidenti në faqen e tij, Meta fundjavën ka zgjedhur ta kaloj pranë bashkëshortes Monika Kryemadhi, në shtëpinë e tyre tek “Kodra e Diellite”, prej nga ku Meta lëshon dhe piskamën e tij të fundit para zgjedhjeve të 30 Qershorit të cilat i konsideron si një e diel me një të hënë që vjen shpejt pas. Sipas të gjitha gjasave, Presidenti filxhanin e kafes e ka marrë me vete, për të parë çfarë shkruajnë yjet dhe fati për të… të hënën dhe ditët e stuhisë që e presin në vazhdim.
“Të dashur miq! Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës. Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike.🇦🇱”- shkruan Meta në Facebook.