“Është hakmarrje personale politike, kundër një përfaqësuesi të ligjshëm, të denjë të njerëzve”, e quajti Lulzim Basha vendimin e Qeverisë për të shkarkuar kryetarin e Bashkisë Vau i Djeës, pas shkatërrimit të materialeve zgjedhore në këtë bashki nga militantët e PD-së. Por, Zef Hila u distancua nga ngjarja duke ia faturuar atë Partisë Demokratike, njëherazi duke e lënë topin në fushën e Lulzim Bashës.Pas deklartës së kreut të PD-së, ka reaguar dhe Kryeministri Edi Rama. Me një Twitter në rrjetet sociale, Rama ironizon me Lulzim Bashën duke u shprehur se ai, Basha, duhet të dalë dhe ti japë xhevap (shpjegim) Zef Hilës, që tha se shkollën e dogji PD-ja. “Artist, dil jepi xhevap Zef Hilës që tha shkollën e dogje ti me atë fotokopjen e shëmtuar të enveristëve më kokëboshë të 91shit, Aleanca e Demokratëve a si e quan ti! Dil Artist, se është koha të marrësh përgjegjësi për dyfytyrësinë e javës së fundit, hidh gurin e fshih dorën”, shkruan Rama.Të enjten një grup militantësh të Partisë Demokratike dhunuan materialet zgjedhore në Bushat të bashkisë Vau i Dejës. Ngjarja e rëndë ka tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, që pas saj, ka kryqëzuar Partinë Demokratike për aktet e dhunës, duke e paralajmëruar se do të futet në “listën e zezë”. “Do t’i izolojmë ndërkombëtarisht dhe do t’u kërkojmë partnerëve që të trajtohen si organizata konspirative kundër SHBA”