Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmë në Vlorë, pasi ashtu sikurse është njoftuar, PS mbyll sot fushatën në qytetin bregdetar.
Kreu i qeverisë ka mbërritur në Vlorë në orët e vona, pas mbarimit të mitingut në Fier. Ndërkohë, me superlativa shprehet gazetarja Egla Imeraj, e cila njëherësh është edhe kandidate për Këshillin Bashkiak në këtë qytet.
Teksa ka postuar një foto me kryeministrin Rama, ajo i drejtohet atij si gjigant dhe lideri që i ktheu Vlorës sipas saj identitetin.
“Sepse ti je lideri i vetëm që Vlorës i ktheve identitetin. Sepse ti je kryeministri që unë dua. Gjiganti sapo mbërriti në Vlorë, në Vlorën që ty do të nderojë ashtu siç ti e meriton”, shkruan gazetarja.
Sakaq, ditën e djeshme presidenti Ilir Meta nxori një dekret të ri, ku shpallte 13 tetorin si datë ku të mbaheshin zgjedhjet lokale. Por kjo nuk u pranua nga PS, ndërsa opozita bën thirrje se do t’i pengojë zgjedhjet.