osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta sulmon Berishën për paktin e 2008, i lutet Ramës të anulojë mbajtjen e zgjedhjeve

Ilir Meta sulmon Berishën për paktin e 2008, i lutet Ramës të anulojë mbajtjen e zgjedhjeve

Deklarata e zyrtarit të DASH, Mathew Palmer, duket se ka zbutur presidentin ilir Meta. Pasi kryeministri Rama i refuzoi takimin në Presidencë, ai i ka dërguar një letër të hapur ku duket mjaft i moderuar.
Edhe pse Rama dje në çdo dalje e sulmoi, ironizoi dhe e fyeu, Meta ishte shumë i butë në letrën e tij. Deri diku, ai i lutej kryeministrit që të reflektojë dhe që të mos ketë zgjedhje më 30 qershor. “Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti iu përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës.

Doja ta vendosnim bashkë datën e zgjedhjeve dhe kam që nga data 8 qershor 2019 që të pres e të pres, me shpresë. Por unë, siç me të drejtë ti ankoheshe, nuk mund ta lija Shqipërinë pa një datë të zgjedhjeve vendore dhe t’u mohoja shqiptarëve të drejtën për të votuar në mënyrë të qetë, në paqe dhe me alternativa. Data 13 tetor 2019 e dekretuar nga unë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, u vendos sepse kjo është data më e shpejtë për të garantuar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në procesin e administrimit të zgjedhjeve”, tha ai. më tej kreu i shtetit ka vijuar me argumentin e zgjedhjet duhet të mbahen në tetor për shkak të negociatave. “Ne të dy e dimë mirë, nga ata që vendosin për të ardhmen europiane të Shqipërisë, se nuk ka çelje të negociatave me Bashkimin Europian me zgjedhje monopartiake, siç ja ke marrë vrapit t’i bësh ti, përkundrazi. Po të kujtoj se në 17-18 tetor 2019 ne presim mbledhjen e Këshillit Europian, që do të mund të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ai. Por Meta ka sulmuar deri diku Berishën. Edhe pse është munduar të thotë se e ka dobësi Berishën, e ka kritikuar për paktin e 2008 për ndryshimin e Kushtetutës. “Ti thua se data e dekretuar nga unë është dhuratë me rastin e ditëlindjes së Doktorit më 15 tetor. Ti e di që unë nuk ta kam fshehur asnjëherë, as ty dhe as publikut, dobësinë që kam për Doktorin. Njerëz jemi, kemi edhe pika të dobëta. Por edhe ti nuk është se e “urren” aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve të tu. Aq më tepër që marrëveshjet më të mëdha në këtë vend i keni bërë ti dhe Doktori, siç ishte edhe ajo brenda natës që ndryshoi themelet e Kushtetutës, që ishte votuar me referendum nga i gjithë populli, dhe pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot”, tha ai.