Ka mbi 6 muaj që ish zv.ministri i Brendshëm nuk shkel në selinë e LSI nga frika e Monikës, e cila ka kërkuar të mos e shohë më në ambientet e kësaj partie. Problem për Metën e Monikën, përpos përmbatjes së përgjimit, që mendohet të jetë ndonjë aferë e madhe dhe e rëndë që mund të “djegë” dy drejtuesit e LSI, është dhe destinacioni i materialit të përgjuar. Në LSI Ilir Marko gjithnjë është cilësuar si një “zar” i amerikanëve dhe me sa duket ekziston frika se gjithë materialin e “çimkës” ai mund ta ketë dërguar në ambasadën amerikane në Tiranë. Ose mund ta përdorë si shantazh
Ish zv.ministrit të Brendshëm Ilir Marku me sa duket i është kthyer në “profesion” përgjimi, duke e aplikuar këtë veprim me shumë zyrtarë të lartë të shtetit. Duke qënë si përfaqësues i LSI në këtë post dhe i propozuar direkt me përzgjedhjen e Monikës dhe firmën e Metës si numri dy i kësaj ministrie, Marko u ka vënë “çimkën” të gjithë atyre që i kanë dalë përpara. Madje nuk ka kursyer as “bamirësit” e tij, familjen Meta-Kryemadhi, të cilët nga një specialist i thjeshtë tek drejtoria e inspektimit e katapultuan deri zv.ministër të Brendshëm. Burimet brenda LSI bëjnë me dije se Ilir Marko ka guxuar dhe përgjuar dhe Metën e Monikën, duke shkaktuar tërbimin e tyre ndaj ish zv.ministrit dhe “dëbimin” pa kthim nga LSI. Ka mbi gjashtë muaj që Marko nuk shkel në selinë e LSI nga frika e Monikës, e cila ka kërkuar të mos e shohë më në ambientet e kësaj partie, një bukëshkalë të tillë. Ndërkohë që nuk është bërë publike se çfarë përmbajnë përgjimet e Ilir Markut, irritimi i familjes presidencialo-opozitare, tregon qartë se kanë qënë me shumë zarar dhe u ka ‘djegur’ shumë ky përgjim. Problem për Metën dhe Monikën përpos përmbatjes së përgjimit, që mendohet të jetë ndonjë aferë e madhe dhe e rëndë që mund të “djegë” dy drejtuesit e LSI, është dhe destinacioni i materialit të përgjuar.
Burimet në LSI nënvizojnë se Ilir Marko gjithnjë është cilësuar si një “zar” i amerikanëve dhe me sa duket ekziston frika se gjithë materialin e përgjuar ai mund ta ketë dërguar në ambasadën amerikane në Tiranë. Gjithsesi ende mbetet mister nëse ky përgjim i është bashkangjitur dosjes së rëndë të zullumeve që Meta dhe Monika kanë në organet ligjzbatuese amerikane, apo Ilir Marko e mund ta përdorë këtë material të përgjuar për ndonjë presion dhe shantazh ndaj Metës dhe Monikës. Por Ilir Marko nuk e ka për herë të parë përgjimin e zyrtarëve të lartë dhe njerëzve me pushtet. Një gjë të tillë e ka bërë dhe me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, të cilit i vuri përgjimin në paradhomën e zyrës së tij ministrore. Tahiri asokohe kërkoi shkarkimin e Markos nga posti i zv.ministrit të Brendshëm, duke e dërguar njëherësh çështjen në dyert e drejtësisë dhe kërkuar penalizimin sipas ligjit. Dhe një akt të tillë Marko si përfaqësues i LSI në Ministrinë e Brendshme e kishte bërë në kulmin e përplasjesve tëTahirit me kreun e LSI dhe kryetar Kuvendi asokohe, Ilir Meta. “Pamfleti.net” asokohe e publikoi lajmin, referuar burimeve zyrtare të drejtësisë. Dalja në skenë sërish e ish-zv.ministrit të Brendshëm me përgjimet e tij, tregon qartë se tashmë atij i është kthyer në “ves” një gjë e tillë, duke u vënë “çimkën” dhe atyre që e ngritën në detyrë./Pamfleti