Dëshmitarët fshehën lidhjet me Metën dhe ndryshuan dëshmitë për ta shpëtuar nga burgu, vetëm gjyqtari që kërkoi dënimin me burg u konfirmua në detyrë nga Vetingu, 4 ushtarët e Berishës që e shpallën të pafajshëm u shkarkuan si të të korruptuarMënyra se si Ilir Meta i shpëtoi burgut pasi u kap me bllokun e pazarit në zyrën e Dritan Priftit është shembulli më i qartë i degradimit të drejtësisë shqiptare në një tualet të dyshes Berisha-Meta. Nuk është rastësi që sot, katër ushtarët e Sali Berishës në Gjykatën e Lartë që shpëtuan Ilir Metën nga burg janë shkarkuar nga Vetingut për pasuri të paligjshme, për lidhje me krimin dhe si të paaftë ose janë larguar nga frika e Vetingut.
I vetmi gjyqtar që kërkoi dënimin e Ilir Metës me burg, Ardian Dvorani, çuditërisht u konfirmua në detyrë nga Vetingu. Përveç hedhjes poshtë të ekspertizës së FBI, e cila konfirmoi autenticitetin e video-skandalit të Metës me bllok në dorë, nga disa ekspertë shqiptarë sekserë të Ilir Metës, gjyqi ndaj Ilir Metës është karakterizuar nga një tjetër skandal, i cili ka të bëjë me dëshmitarët e kontrolluar nga Meta, pjesë e pazareve të tij. Përveç dëshmitarit kyç, Dritan Prifti, i cili denoncoi aferat e Metës, 13 dëshmitarët e tjerë kanë mashtruar me dëshmitë e tyre para Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke deponuar në favor të pandehurit Meta. Të kompromentuar nga i pandehuri, dëshmitarët kanë rakorduar qëndrimet e tyre para trupit gjykues, duke deformuar të vërtetën e shifrës 700 mijë euro, të cilën e përmende Meta në video. Gjatë rrëfimit të tyre para trupit gjykuese, dëshmitarët kanë ndryshuar dëshmitë që kanë dhënë fillimisht në Prokurori, duke u bërë qartazi pjesë e skenarit të madh për pafajësinë e Ilir Metës. Dëshmitë e rreme dolën në pah pas zbardhjes së tabletave telefonike nga ana e organit të akuzës. Tabulatet telefonike konfirmuan përfshirjen e Metës në afera të shumëfishta si dhe lidhjet e shumëfishta të disa dëshmitarëve me të pandehurin.
Njëri nga dëshmitarët i tha gjykatës se kishte folur në telefon vetëm 12 herë me Ilir Metën dhe se kishte më shumë njohje me Dritan Priftin, por pas zbardhjes së tabulateve rezultati se personi në fjalë kishte folur më të pandehurin plot 192 herë për ankandin e naftës. Dy dëshmitarët Fatmir Merkaj dhe Agim Rrapaj kanë dhënë dy versione për aferat e Metës me koncesionet, duke mohuar atë që kishin thënë më parë në Prokurori. Përpos ndryshimit të dëshmisë, dëshmitarët e video-skandalit, u përpoqën që të implikonin edhe Priftin në afera të sajuara nga Meta. Po ashtu, në një linjë me këta dëshmitarë kanë dëshmuar edhe Estela Çela, aksionere me 10 për qind TEK firma “Halilaj” sh.p.k, Zamir Stefani, drejtor juridik në METE, Durim Kraja, Ish-sekretari i Përgjithshëm në METE, Majlinda Metuli, juriste e AlbPetrol, Pranvera Bodinaku, Presidente e Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Kimisë, Ervin Duraj, Punonjës në Agjencinë shqiptare pranë METE, Pajtim Sulaj, Nëndrejtori i Albpetrol etj. Prokurori i çështjes, Bujar Shehi deklaroi gjatë procesit gjyqësor se zbardhja e tabulateve telefonike konfirmon dëshminë e Dritan Priftit, ndërsa rrëzon të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë, të cilët rrëfyen në favor të Metës. Sipas prokurorit, dëshmia e Priftit mbështetet nga prova direkte dhe indirekte dhe kryesisht nga tabulatet telefonike.
Tabulatet konfirmuan përfshirjen e Metës në afera tronditëse si në koncesionet dhe ankandet e naftës. Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ish-zv.kryeministri Ilir Meta ka kryer 192 telefonata me biznesmenin Bekim Halili, pronar i bashkimit të disa kompanive. Tabulatet vërtetojnë se Meta ka diktuar fituesin e ankandit të naftës. Nisur nga zbardhja e tabulateve, prokurori Bujar Sheshi theksoi në atë kohë se organi i akuzës e konsideron të besueshme dëshminë e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, sipas të cilit Meta ka favorizuar kompani të caktuara për ndërtimin e HEC-eve dhe ankandeve të naftës. Sipas prokurorit, dëshmia e Priftit mbështetet nga prova direkte dhe indirekte dhe kryesisht nga tabulatet telefonike./Pamfleti
Dëshmitarët: Endrit Rrapaj, administratori i kompanisë “Vëllezërit Tola sh.p.k”, i biri i Agim Rrapajt; Estela Çela, aksionere me 10 për qind TEK firma “Halilaj” sh.p.k; Zamir Stefani, ish-drejtor juridik në METE; Durim Kraja, Ish-sekretari i Përgjithshëm në METE; Majlinda Metuli, juriste e AlbPetrol; Pranvera Bodinaku, Presidente e Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Kimisë; Ervin Duraj, Punonjës në Agjencinë shqiptare pranë METE; Etleva Kondi, Shefe në Operatorin e Transmetimit sh.a.; Pajtim Sulaj, ish-Nëndrejtori i Albpetrol; Agim Rrapaj, përfaqësues i vëllezërve Tola në garën për koncesionin e hidrocentralit të Shushicës; Fatmir Merkaj, biznesmen; Bekim Halili, biznesmen; Artur Mahmutaj, anëtar i komisionit të shitjeve.