Nga dita e dielë Rruga e Kombit do të bëhet me pagesë. Megjithëse Kosova mban vendin e parë për hyrjet në Shqipëri prej 19 vitesh, shtetasit e saj, por edhe banorë të Kukësit do të bëjnë ‘’pit stop’’ në afërsi të tunelit të Kalimashit dhe për të kaluar duhet të paguajnë një tarifë 10 Euro vajtje-ardhje.
Numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri gjatë janarit dhe shkurtit është 140.687, me një rritje prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.