Nga Akil Ylli
Po te rremojne ne historinë tone, kapitulli i antishqiptareve, eshte mjaft i pasur me personazhe antishtet. Qe te jemi te ndershem, persa i perket ketij kapitulli, aaah, s’ja leshojme rrugen e s’ja kena lakmi askujt! Gjallojne si fare hithrash!
Me ardhjen e demokracisë, menduam se shpetuam nje here e mire, prej ketyre lloj tartabiqesh. Por s’kishte qene e thene! Fale naivitetit dhe mungeses se pervojes demokratike, i besuam te parit qe ngriti dy gishtat perpjete dhe atij qe bertiste me shume… poshte komunizmi. Keshtu pa dashur, i’a dorezuam fatin tone, gjithçfare bazhibuzukut dembabaden, te cilet ne aleance me komunistet antikomunist, krijesat me te poshtra ne mesin e komunisteve, i bene gjemen vendit, duke plaçkitur çfare t’i zinte syri e dora. Se ç’ndodhi me pas e deri me sot, tashme e ka te qarte gjithkush. Katrahure demokratike!
Mirëpo koha ka bere punen e vet. Shqiptareve filluan tu hapen syte, dhe e kuptuan, qe keta soj pulitikajsh, e kishin vendin ne koshin e historise. Por jo vetem kaq… Me ndihmen e ShBA-se dhe BE-s, moren vendim te shembin ngrehin e kalbur te drejtesise, qe na kishin lene trashegim, dhe reformimin e gjithanshem te saj, me një qellim… per te gjykuar gjitha zullumet qe kishin bere. Qerratej te medhenj keta nderkombëtaret!
Ky ishte momenti, qe perziu pellgun e llumi doli permbi uje. Deri me at’here, s’ju behej vone nese ishin ne pozitë, apo opozit se Frytet e menxyrave, i shijonin tane lezet, njesoj! Qef, o qef, bente Dervishi, pi raki, ha thela mishi!
Te zene ngushte, ne pike te hallit, per te perballua kete qamet, vendosen qe i gjithe soji i tyre, te grumbulloheshin “me kuç e me maç”, ne betejen e fundit… ne mbrojtje te antishtetit. Dhe bene zgjidhjen me te mire te mundshme, ate me te natyrshmen: Themelimin e Triades!
Perveç dhunes ne rruge ndaj institucioneve dhe rendit publik, praktike kjo, mese e konsoliduar e kryekapos, (megjithse talentit te poshtersis, ka fillu me i dale tymi nga te kater anet, per shkak te matufepjes), shpresa e Triades per mbijetese, kishte dhe nje pike te forte ku te mbeshtetej. Njeri nga kapofamiljet e Kupoles, zholi i politikes, bashkëpuntor i vjeter i Padrinos, fale konjukturave politike, gezon poziten e re te Presidentit te Republikes. Mungesa e pervojes, se si duhej te sillej ne ate pozicion te ri, per ta bere realitet aktivitetin antishtet, s’ishte fare problem. Mjaft t’i çoje nje fishkllime ortakut te tij, qe dikur e pat menderosur ate post… Etalonit te Antishtetit! Pastaj, tutto okej!
Dhe te themi te drejten, jo se Presidenti, i la gje mangut keshillave te Qoftlargut, è! Tashti nuk po hyjme e prishemi ne pazar per çikrrima, jo po kush qe me i zoti, ky, apo ai, ne profesionin e antishtetarit. Pesë me hiç ky muhabet! Rendesi ka qe te dy jane talentë te spikatur!
Fillimisht, filloj ta shkelte Kushtetuten nga pak, aty ketu. U kenaq Triada! Nga hajdutin me te madh te historise, siç e konsideronte më se gjysma e saj, dhe qe se ndërronin, as me mish dashi, e shpalli menjehere hero. Dhe t’mos i’a hame hakun, si Maliq, i kishte bajagi hije. King fare!
Pak me vone, kur e pane qe mazhoranca, as qe e vinte ujin ne zjerm, at’here Maliqit, duke perfituar nga mungesa e GJ.Kushtetuse, ti kcej kandari a te keqen, nxori shpaten e antiligjit nga milli, dhe ja nisi te beje kerdin mbi çdo ligj te Kushtetutes, qe i behej pengese per realizimin e programit te Triades. I iku fiqiri! Fluturoj me presh n’bythe! Fshatari nga Çepani i Skraparit, prej nje dere padeng e marke, ngaqe ka lexuar diku ne Kushtetute, qe Presidenti eshte komandant i pergjthshem i Ushtrise, as qe mori mundimin te lexoje me gjate, po u dha kushtrimin gjeneralave te Natos, qe te benin gadi ushtrin. Me urdher te Peshkut, sapo ta lypte nevoja, urgjentish te derdheshin rrugve, per te rivendosur demokracin. Vallahi, si ja ka nis Likja, prite kur t’bahet kurban!
Por çfaredo aksioni te ndermarrin, per shkak te anakronizmit, eshte i destinuar te deshtoje. Lulashi, nuk i ka ma, as 300 mamurrasit, me te cilet kercenonte dikur “Matufi Dixhital”. Jane katandise, ne pak dyzina mushaksh. Pesshja e famshme e parazitve, qe mban nga pas, si rriqnat qeni i zgjebosur, si duet dreqit nji lek. Arsyeja qe si shqit dot nga vetja, perveç frikes se ndjehet i vetmuar, ka lidhje dhe me ndervarsine biologjike. Nuk ka kund qene te zgjebosun, pa pranin e rriqnave dhe anaselltas! Jane ne simbioze!
Kurse ShPK-ja e Likes, nuk eshte se ka ndonje bagazh te ndritur ne perplasjet e dhunshme, me shume ata i bejne llogarite me qarin. Shpresa e fundit ju ka mbet, veç te ndoj mrekulli e Fallxhores. Abrakadabra!
Nga e gjithe kjo, ka mundesi, mos e dhente Perendia, qe shqiptaret te humbin durimin dhe t’ngrihen e ti zhdukin nje here e mire, nga faqja e Dheut. Por dihet, shqiptaret levizin nga vendi, vetem kur i vjen veja me dale, keshtuqe, nuk ka gjasa te ngjase. Mandej Shqiptaret jane te zgjuar. E dine qe s’ja vlene nje perplasje e mundeshme. S’eshte aspak e nevojshme. Triada e ka te shkruar ne balle, fundin e saj. Po mbahen vetem me ca te shkundur, qe te prangosur ne sallat e gjygjit, te entuziazmuar ngrene dy gishtat lart, te bindur qe shpejti. do jene “Pishtaret e Demokracis” dhe do shperblehen me shuma te majme. Parola di Lulash!
Qe ti shkojme gjerave deri ne fund, pa dashte me i hi n’hak, kam pa edhe prej atyne, qe hala mburren publikisht me foton, ku kane dale me Like Maliqin, dhe kercenojne n’Eter: Mos ma prekni, Presidentin tim! Maje vedin burra! Po kur t’perfundojne ne Reç, me ç’ka shihet, po bakeni harakirin! Larg qofte!
Por ndoshta strategjin me te mire, po e ndjek mazhoranca. Kadal, kadal, e thesin plot! Prokuroria i gersiti n’dere Lulashit. Gjashte mushak pardje. Tete mushak te arrestum dje. Dhjete mushak te tjere neser, e taborrit te mushakve, ju mbesin vetem emrat ne liste dhe eshte mese e sigurte, se s’kane per te bere kurre, as “Pishtare Demokracie” e as kane per ta pare kurre, kokrren e lekut. Sidoqofte, menyren per tu hakmarre e kane ama. Kam pershtypjen, qe se shpejti Lulashin e degdisin prane tyre. Ndaj i kane te gjithe mundesit, ti punojne qindin. E çfare qi.ndit se! Para e mrapa!
Per nder, s’ja fut kot Piktori! Diça din, kur thote, i vi hakut shahut. Veç kur ti xajne mat! Deri at’here, Zoti bafte mire!/Ekskluzive.al