Ilir Meta, në kohën që ishte kryetar i LSI, në vitin 2009, ka rënë në kurthin e Prokurorisë.
Meta është kapur duke i kërkuar biznesmenit Kastriot Ismailaj, 200 mijë euro, vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore te vitit 2009.
Ky fakt është mësuar nga organet hetuese, ndërkohë që ishte vënë në përgjim Kastriot Ismailaj, i cili po hetohej për pastrimin e rreth 7 milion eurove.
Gjithçka mësohet se ka qenë e kopsitur në dosjen “978”, e cila kishte mbi 8 mijë faqe me përgjime që nisnin që në vitin 2008, ku ishin të përfshirë gazetarë, botues mediash, politikanë dhe biznesmenë.
Ishte prokurori Gentjan Osmani që me vendimin e datës 27.12.2010, pushoi hetimet për dosjen 978.
Në vendimin për pushimin e hetimeve, përfshihen të gjitha përgjimet, pra çdo bisedë që kishte zhvilluar Kastriot Ismailaj përgjatë një viti, vetëm bisedat dhe SMS -të me Ilir Metën nuk ishin përfshirë.
Dyshohet se prokurori Gentjan Osmani, i kishte zhdukur bisedat e përgjuara Meta -Ismailiaj paraprakisht.
Dosja 978, u rihap pas 5 vitesh, në 2015-ën, por të gjitha përgjimet e traskiptuara dhe disqet tashmë ishin asgjësuar me një vendim gjykate në 27 dhjetor 2010. Me rihapjen e dosjes, përgjimet ku përfshihej edhe Meta nuk u morën në konsideratë si prova për shkak të vendimit për asgjësimin e tyre./CNA.al