Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar dje pas pas shoqërimit në komisariatin e Matit të ish-deputetes së Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.
Ajo ka paralajmëruar kryeministrin Rama se po i vjen fundi.
Por ky postim i kryetares së LSI nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj të cilët i kërkojnë disa llogari tjera para se të lexojnë kundërpërgjigjen e saj ndaj institucioneve, teksa militantët e opozitës kanë kërkuar të marrin në kontroll KZAZ-të duke djegur materialet zgjedhore në disa qytete të tjera në veri.