Ish deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të reja nga “Bild” për blerjen e votave nga PS në zgjedhjet lokale të 2016 në Dibër.
Ai shkruan se nuk ka asnjë fjalë për të thënë për përgjimet e “Bild”, por ka një mesazh të qartë për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
Ndreu shprehet se ai është i krimbur në para ruse dhe ka paralajmëruar se do të dalin përgjime edhe për Bashën, dhe sipas tij, kur kjo të ndodhë, do të qelbet toka.
Postimi i Ndreut:
Kryetari opozites i krimbur ne para ruse, pa llogarite zullumet ne vend, disa punonjes shteti qe djegin KZAZ, nje kryetar bashkie qe ju leshon zorren e ujit policeve… keta te gjithe qenkan normale ne sy te disa analisteve, ndersa ti kerkosh voten kryetarit tend te partise qenka anormale!
Me falni po ketu jane mbyte ne llumin e parave ruse shume vete e media e sdine cfare thone ! Kur t’ju dalin pergjimet dhe menyra e financimit rus te disave do te qelbet toka !