osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përgjimin tonë të përditshëm, na jep!

Përgjimin tonë të përditshëm, na jep!

Nga Bledi Lumani

Astrit Patozi ka postuar një video emblematike, që tregon seancën parlamentare të tre viteve më parë, kur sapo kishin përfunduar zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës.

Ai ka mbajtur një fjalim për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, por në sallë, me përjashtim të Jozefina Topallit, nuk ndodhej askush nga PD, pasi Lulzim Basha kishte nxjerrë jashtë Parlamentit grupin parlamentar demokrat.

Pavarësisht akuzave dhe luftës së egër gjatë fushatës së 2016-s, Lulzim Basha pas humbjes së Bashkisë, e “harroi” vjedhjen e votave në Dibër dhe nuk tha më asnjë fjalë.

Kur shkoi në 2017-n për fushatën zgjedhore parlamentare, foli vetëm për “shushunjat” e LSI-së dhe PDIU-së, por nuk përmendi në asnjë fjalë, vjedhjen e votave nga PS më 2016.

Kuptohet, nuk mund të thoshte gjë kundër PS-së, pasi marrëveshja e 17 majit me Ramën, e gënjente se mund të qeveriste me këtë të fundit pas 25 qershorit.

Pasi humbi edhe zgjedhjet parlamentare dhe bashkëqeverisja me Ramën nuk u bë, atëherë në skenë dolën dosjet “339” dhe “184”.

Ka më se dy vite që flitet për këto dosje nga ana e PD-se, e cila kishte dijeni të plotë për përmbajtjen e tyre, duke qenë se fliste për përgjime dhe për përfshirjen e të paktën një ministri (gazetarët pranë saj e kanë përmendur emrin e Damian Gjiknurit me kohë).

Por, i kanë mbajtur këto dosje për t’i përdorur politikisht në momentin e duhur, dhe nuk i kanë publikuar që kur iu ranë në dorë, për t’u ndëshkuar autorët e vjedhjes së votave (prokurorët që iu vunë në dispozicion përgjimet ishin të tyret dhe kishin në dorë t’i çonin para ligjit, nga Imer Lala, tek Damian Gjiknuri).

Dhe momenti erdhi. Përgjimet iu duheshin tani, për të zhurmuar Europën në momentin kur jepej vendimi për çeljen apo jo të negociatave, dhe për të frymëzuar mbështetësit e vet, që të mos lejojnë zgjedhjet e 30 qershorit, me argumentin se këta do na vjedhin, siç na kanë vjedhur edhe zgjedhjet e shkuara.

Për të bërë sa më shumë bujë dhe sa më të besueshme, përgjimet ia kanë çuar një gazetari gjerman, i cili i boton me seri ato, sa herë ka ndonjë ngjarje në Shqipëri, apo para çdo protesteje.

Si në çdo telenovelë, fillimisht një ditë apo dy ditë më parë, ai paralajmëron bombat që do të botojë, mediat shqiptare kuptohet, duan ushqim dhe bombardojnë lexuesit dhe shikuesit me paralajmërime për publikime bombë, dhe njerëzit e shushatur presin me gojë e veshë hapur, se çfarë do të dëgjojnë këtë herë.

Efekti pastaj është shokues dhe shou i garantuar.

Revolta po ashtu e kuptueshme.

Vetëm se, këta k**derrat e përgjimeve që sot na shfqen si ata aktorët e serialeve mafioze, tani mund të ishin në burg, jo personazhe të telenovelës së përjavshme me përgjime të “Bild”.

Por, PD-së nuk i duheshin në burg, sepse çfarë kuptimi do të kishte një mbyllje e tillë.

Telenovelë me fund të shpejtë nuk ka.

Duhet të ketë njëherë ca zhvillime, shokim, shkulje flokësh, përleshje, revoltë, destabilitet, pse jo dhe luftë!

Fundi pastaj, ashtu si në çdo telenovelë, nuk i dihet!

(Në videon e mëposhtme, kemi Lulzim Bashën në fushatën zgjedhore të 2017-s në Dibër. Në asnjë moment ai nuk përmend vjedhje votash, por merret vetëm me shushunjat e LSI-së dhe PD-së)