osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Artan Fuga ultimatum Metës: Nëse zgjedhjet njihen si të ligjshme, unë jap menjëherë dorëheqjen

Artan Fuga ultimatum Metës: Nëse zgjedhjet njihen si të ligjshme, unë jap menjëherë dorëheqjen

Akademiku i njohur Artan Fuga paralajmëron largimin e tij nga Akademia e Shkencave nëse presidenti Ilir Meta njeh Skënder Gjinushin si kreun e këtij institucioni, sipas tij të zgjedhur në shkelje flagrante të ligjit.

“Nëse zgjedhjet në kryesinë e akademisë së shkencave njihen drejtpërdrejt ose tërthorazi si të ligjshme,

brenda 24 orëve nga ai çast do të jap dorëheqjen nga akademia e shkencave duke mos pranuar të bashkëjetoj me paligjshmërinë, abuzimet dhe një institucion krejt të kalbur, monist dhe çerdhe privilegjesh!”, shkruan Fuga ndër të tjera në rrjetet sociale.

Statusi i plotë:

Dorëheqjen ose vazhdimin tim si anëtar i akademisë së shkencave tanimë në orët dhe ditët që vijnë e ka në dorë ekskluzivisht Presidenti i Republikës z. Ilir Meta!

Pres vendimin e z. President Ilir Meta për të dhënë përfundimisht dorëheqjen nga akademia e shkencave apo për ta vazhduar betejën për shkencën dhe akademinë e saj, për ta pastruar atë nga shkeljet ligjore dhe nga kalbëzimi intelektual, financiar dhe organizativ!

Gazetarë dhe kolegë më pyesin se çfarë do të bëj pasi kam denoncuar parregullsitë ligjore në akademinë e shkencave, zgjedhjet e paligjshme të kryesisë së saj, si edhe abuzimet financiare atje?

Përfundimisht po përgjigjem:

Është e drejta kushtetuese e presidentit të Republikës, z. Ilir Meta, ta pranojë ose jo të si ligjshëm kryetarin e akademisë së shkencave zgjedhur në shkelje flagrante të ligjit.

Mua më takon të di vetëm se çfarë do të bëj unë vetë!

Nëse zgjedhjet në kryesinë e akademisë së shkencave njihen drejtpërdrejt ose tërthorazi si të ligjshme,

brenda 24 orëve nga ai çast do të jap dorëheqjen nga akademia e shkencave duke mos pranuar të bashkëjetoj me paligjshmërinë, abuzimet dhe një institucion krejt të kalbur, monist dhe çerdhe privilegjesh!

Do ta sakrifikoj karrierën time atje, pagën apo honorarin e përmuajshëm, si edhe të gjitha beneficet e tjera që vijnë nga ai status shkencor dhe institucional!

Do largohem duke e hedhur tej diplomën time të akademikut jo si dorëzim, por si një mesazh alarmi për publikun,

si besnikëri ndaj komunitetit universitar,

si bindje për reformën e thellë që kam propozuar,

si përbuzje ndaj deputetëve që e sabotuan reformimin e atij institucioni,

dhe si qëndrim revolte ndaj asaj politike dhe atyre politikanëve që nuk dëshirojnë kërkues shkencor dhe universitarë e intelektualë të pavarur duke e vendosur shkencën nën vargonjtë e politikës!

Do ta them fjalën time të fundit denoncuese dhe do largohem me ndërgjegje të qetë duke pritur që ndoshta do të vijnë ditë më të mira!

Deri atëherë pres, pres qetësisht vendimin përfundimtar të zotit President, Ilir Meta!

Me shpresë, por edhe me shqetësim!

Deri atëhere mirëupafshim!