osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ilir Meta, ç’e bën të frikshëm këtë njeri?

Ilir Meta, ç’e bën të frikshëm këtë njeri?

Njeri idesh? Jo!

Vizionar? Jo!

Reformator? Jo e jo!

Intelektual? Absolutisht jo!

I lexuar? Katastrofikisht jo!

I fisëm? Dramatikisht jo?

Elitar? Plebejizmi i bën muu…

Fakti që nuk ka asgjë prej sa më sipër, e sot, siç për më shumë se dy dekada, është aty, në politikë, duke e sjellë atë, tashmë dhe shtetin, e bashkë me të dhe një shoqëri, duke mos i dhënë asgjë e marrë gjithçka, e bën vërtet të frikshëm.

E bën dhe fakti se sot, protagonizmi i tij politik ka hequr çdo skrupull.

Dy duhej të ishin lëndët e ndopak skrupujve të tij: fakti që është aty, si president, falë kësaj mazhorance, e tjetra, fakti që dhe ai vjen nga një video-përgjim, por që si pasojë e një verdikti gjyqësor mbi të vijon të jetë ende në politikë, për më tepër duke e trazuar atë si kurrë më parë, me akte e vendimarrje të çmendura, të cilat nuk kanë logjikën më minimale juridike e jo më të jenë kushtetuese.

E bën këtë dhe në një konflikt të pastër interesi, duke qenë krah, fare haptazi, pa asnjë skrupull, gruas së tij që drejton LSI-në, mishërimi i klientelizmit në politikën shqiptare.

Nëse ai do të ndiqte standartin e vënë nga përvoja e tij e dikurshme me video-përgjimin, nuk do kishte lejuar që një audio-përgjim, pa asnjë ngjashmëri me atë që përcjellë qartësinë e pazareve të tij me të ndjerin Prifti, të derivonte në këtë krizë të paprecedentë, ku siç po shihet në fakt, ai është ndër investuesit kryesorë që qëndron pas saj.

Po të ishte ndryshe, së paku do i përcillte opozitës dy apele formale, një për mosdjegie mandatesh e një për mosbojkot zgjedhjesh. Nuk e ka bërë kurrë këto muaj krize.

E sot, ne jemi peng i tij!

Ka rrënjë të thella kjo që po ndodh, e shumë të tilla. Por njëra prej tyre ka të bëjë me karakterin e njeriut që po e gaton këtë plojë politike e shqërore bashkë, e ai është brumi social prej nga vjen.

Me provincialitetin e lindur, por nga ana tjetër me inteligjencën po aq të lindur për të mos e pranuar atë, kjo e çon drejt paskrupullsisë si mjet drejt synimeve. Më pas nuk bëhet fjalë për inteligjencë por për një sëmundje, të njohur e të provuar, e që është sëmundje plebeje.

Hesapet që ka me Ramën, janë dhe të rrafshit kulturor. E kjo është dhe pika ku ai takohet aq shumë me Berishën. Sepse kriza politike, është në fakt edhe një krizë etike, edhe një krizë morale.

Debati në këtë krizë nuk është ai mbi cilësinë qeverisëse të Ramës, sukseset apo dështimet e tij; debati është mbi rregullat e lojës.

Një palë ka vendosur t’i vërë në diskutim deri dhe t’i prishë ato, dhe kjo, e ndodhur pas 30 vitesh pluralizëm, është vërtet katastrofike.

Dhe Ilir Meta po investohet fuqishëm, pa asnjë skrupull, si cenues i etikës demokratike, që mbështetet sa në parime, po aq në procedurë. Duke u fshehur pas parimeve, por duke i vënë minat qartazi procedurës, ai po tenton të hedh në erë një Shqipëri.

Por për çfarë, dreqi e morri, teksa është në krye të shtetit?

Por për çfarë, dreqi e morri, kur nuk ka dhe ndonjë projekt qeverisës?

Duhet të jetë një arsye e frikshme që e bën kaq të frikshëm…(Tesheshi)