osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SKANDALI/ Si e mbrojti në 2013 Adriatik Llalla gjyqtarin e shkarkuar Fatos Lulo, duke gënjyer “Zërin e Amerikës”

SKANDALI/ Si e mbrojti në 2013 Adriatik Llalla gjyqtarin e shkarkuar Fatos Lulo, duke gënjyer “Zërin e Amerikës”

Rrëzimi i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ose shkalla e parë e vettingut, ka rikthyer në vëmendje një zhvillim në kufitjtë e skandalit të ndodhur 5 vjet më parë. Protagonist i tij, është ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Llalla.

I sapo zgjedhur në këtë detyrë, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në SHBA, jep një intervistë në studiot e seksionit shqip të “Zërit të Amerikës” në Uashington. Aty pyetet me emër dhe mbiemër pikërisht për gjyqtarin që kishte me sa duket jo rastësisht, fatin e zi që të kalonte i pari në filtrin e procesit të vettingut.

Duke e riparë videon e asaj interviste dhe tekstin e zbardhur, kupton se përgjigja e Llallës ka qenë fund e krye një hile e pastër dhe sot një mashtrim kryekëput i një personi që e çon veten edhe me kaq, në kufijtë e një skandali. E ta mendosh që e ka patur këtë guxim duke folur publikisht në studiot e një media që përfaqëson zërin dhe qëndrimin zyrtar të SHBA në botë.

LAJMI I PESE VITEVE ME PARE:

Postuar në 26 Prill, 2013 08:03
Zëri i Amerikës ka zhvilluar një intervistë në studio me kryeprokurorin e Shqipërisë A.Llalla dhe thuajse gjatë gjithë intervistës ka tentuar të flasë rreth korrupsionit dhe arsyeve pse ai nuk po luftohet. Përgjigjet e Llallës kanë qenë shmangëse sa u takon përgjegjësive dhe fshihet me fraza si korrupsioni është “problem i vjetër”, ose problem “jo vetëm i prokurorisë” etj. Më në fund duket se intervistuesi e humbet durimin dhe ndalet në një rast konkret:

“Këto ditë të fundit në shtypin shqiptar është përfolur rasti i anëtari të gjykatës së lartë i cili u dekretua tashmë për në gjykatën kushtetuese. Për zotin Fatos Lula e kam fjalën, i cili sipas agjencisë që ju e keni drejtuar më përpara, inspektoriati i kontrollit të pasurive, ka deklaruar shuma të mëdha fondesh që i janë dhënë atij në formë dhurate nga familjarët e tij. A ka sot një kërkesë nga inspektoriati ose nga prokuroria? A kanë filluar hetime për këtë rast? – i thotë të intervistuarit.

Pergjigjet Adriatik Llalla: Rasti i zotit Lulo, siç u bë prezent edhe gjatë kohës që unë drejtoja inspektoriatin e lartë, ishte një ndër rastet që kishte nevoj për hetime lidhur me personat e lidhur me zyrtarët. Ky ishte një ndër rastet që u bë shkak që inspektorati i lartë të kërkonte mendimin e ligjit për inspektioratin e lartë për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, inciaitivë ligjore e cila gjeti mbështetjen e plotë të gjithë faktorit politik shqiptar dhe tashmë inspektoriati i lartë i ka të gjitha mundësitë të hetojë këtë rast. Besoj se nëse ky inspektoriat do të referojë rastin në prokurori, prokuroria menjëherë do t’i filloj hetimet.

Zëri i Amerikës: Pra nëse ju kuptova drejtë, rasti nuk është referuar në prokurori.

Adriatik Llalla: Nuk është referuar në prokurori.

Kush është hileja në gjithë këtë histori:

E para, Adriatik Llalla vetëm 5 muaj përpara kësaj interviste ka qenë Kryeinspektor i Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. Ai i ka patur të gjitha mundësitë sa ishte në detyrë që ta referonte çështjen e Fatos Lulos në Prokurori.

E dyta, kur ishte Prokuror i Përgjithshëm ai fare mirë, në çdo kohë edhe pa referim nga ILDKP mund ta fillonte kryesisht hetimin e kësaj çështje të njohur prej tij. Por as pas 5 muajve që sapo kishte marë detyrën në momentin e kësaj interviste nuk e bëri dhe as në 5 vitet e tjera sa ishte në detyrë nuk e bëri.

E treta, ky është kazusi që e shpjegon më mirë se çdo rast tjetër atë se çfarë Adriatik Llalla ka qenë si nëpunës e këtij shteti përballë korrupsionit dhe krimit. Sa ishte në Krye të ILDKP thotë se i kishte të gjitha mundësitë për ta hetuar dhe referuar çështjen në Prokurori. Por nuk e bëri. Sa ishte tani në krye të Prokurorisë, ia hedh fajin ILDKP-së që e drejtoi vetë para kësaj, se nuk po e referonte çështjen në prokurori. Çfarë prestigjatori!/Alpenews.al