Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, është vendosur në mënyrë të përsëritur në vëmendje për afera korruptive.
Dokumenta të publikuar në media tregojnë se Voltana ose njerëzit e afërt me të kanë pasur përfitimet e tyre në pothuajse çdo tender të shpallur nga bashkia, nga rikonstruksionet e kopshteve apo rrugëve, e deri tek rehabilitimi i argjinaturave, të cilat mbeten sërish jashtë standarteve, çka lë ende qytetin të ekspozuar nga përmbytjet.
Disa prej skandaleve të raportuara janë ai i 11 tenderave të dhëna tek vetëm një kompani brenda pak muajve apo rasti skandaloz, kur u shpërblye me një tender ish-doganieri i LSI, një person me precedentë penalë.
Lexo më shumë – http://fax.al/read/news/3726442/11692119/voltana-ademi-11-tendera-pa-gare-te-njejtes-kompani
Lexo më shumë – http://www.lexo.al/faksimilet-skandali-voltana-ademi-shperblen-me-tender-ish-doganierin-e-lsi/
Megjithatë, kalimi i katër këshilltarëve të LSI në radhët e Partisë Socialiste ditën e enjte, rrëzon përfundimisht balancën në favor të PD dhe LSI në këshillin bashkiak.
Nga 28 këshilltarë të PD-LSI në Shkodër, kundrejt 23 të PS, aktualisht bilanci kalon në 24-27.
Kjo do të bëjë pothuajse të pamundur për Voltanën të miratojë 27 tendera të rinj korruptivë, që Bashkia e Shkodrës ka shpallur me shpejtësi, në përpjekje për të shpërblyer miqtë e pushtetit.
Në total janë 1,26 miliardë lekë, që Bashkia Shkodër pret t’i shpërndajë midis miqve të Voltanës dhe sigurisht asaj vetë, që bllokohen nga ndryshimi i barazpeshës në këshillin bashkiak të qytetit.
Tenderat aktivë të Bashkisë Shkodër:
Tenderi /Shuma
Blerje materiale hidraulike 13,989,018
Blerje ushqime për fëmijë 2,750,000
Shërbim me roje 1,810,000
Mirëmbajtje e zakonshme e objekteve 5,957,616
Publikimi i hartës turisitike së territorit të Bashkisë 255,000
Ndërtim i dhomave të zhveshjes dhe tribunës pranë fushës sportive shkolla 28 Nëntori 2,210,860
Shërbim Interneti 1,748,952
Hartimi i Planit të Sinjalistikës Turistike së Bashkisë Shkodër 333,000
Mirëmbajtje e Sistemit të Integruar të Zyrës me Një Ndalesë, Sistemit të Integruar të Tarifave dhe Taksave Vendore 1,049,999
Blerje karburant për nevojat e Bashkisë dhe të Institucioneve të Varësisë së Bashkisë 20,244,281
Asfaltim vazhdimi i rrugës Oblike – Obot 16,710,798
Projektim Rikonstruksion rruge në NJ.A 1,445,200
Sistemim asfaltim Rruga “Dod Çarri” 10,918,569
Rikonstruksion i Rrugës së Mushanit, Segmenti I 9,226,823
Ndërtim trotuari nga kanali deri tek kisha, Sektor Velipojë 8,307,840
Rikonstruksion i Rrugës së Varrezave Beltojë 8,283,311
Shërbim i ruajtjes së objekteve me rojeve private 18,130,566
Blerje materiale rehabilituese për mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues te ndriçimit publik dhe të godinës së Bashkisë 13,832,192
Blerje dru zjarri 1,495,000
Printim faturash 2,929,500
Projektim për objektin: Rikonstruksion degëzime rruga e Shirokës 1,036,815
Projektim Rikonstruksion Rrugë Qytet Grupi i II-të 806,782
Projektim Rikonstruksion Rrugë Qytet Grupi i I-rë 847,870
Projekt-studim trafiku (lëvizshmëria dhe semaforët) 2,500,000