Të çajne trapin gjithandej e pa pushim, me moral, me dogma, me keshilla, me opinione, me festa idiote, me taksa, me korupsion, me imponime, me fytyra neveritese, me eskorta, me reforma, me reklama, me makina luksoze, me vila, me udheheqsa! Me këllufa! Me lakun e ferrit!
Te çan trapin kompania e celularit që dergon mesazhe, korekte si vdekja, e të thotë koha juaj mbaroi! Të çan trapin shiu që leshohet poshte si kokteil pluhurash dhe helmesh, e të permbyt bashke me shkerdhatokracine e liderit lokal te bashkeqiries!
Të çan trapin inspektoriati i rrufepritesve, inspektoriati i leshit, inspektoriati i dokrave. Gjithandej çarje trapi! Eshte bërë si një epidemi, aq sa te ndjehesh fajtor pse nuk ke edhe kete, edhe ate, pse nuk je aq lart dhe me karrige, te ndjehesh keq pse nuk je edhe ti nje kryetar lokal, nje drejtor urbanist, nje arkitekt nga keta te zbriturit nga lart qe bejne “magjira”, te ndjehesh fajtor se je normal dhe nuk je lgbt apo lezbike.
Ne fund te ndjehesh fajtor qe nuk je nje shpikes fjala bie ti shkerdhesh te gjitha trapçarjet e shoqerise se sotme.
Prej kohesh nuk e çaj trapin aq shume, ndersa per shume te tjera, as e rruaj fare, se nuk dua te shkoj per lesh, jo se jam indiferent, por se momentet qe nuk e kam rruar fare, me ndryshuan pozitivisht shume mardhenie, pune, plane, e perpjekje.
Prandaj fokusohem vetem per më të domosdoshmet, jetiket, te vertetat, te natyrshmet, te vlefshmet. Vetem per prioritetet. Kjo eshte e bukura e të qenit njeri. Kriza e jone nuk eshte mareriale, por ekzistenciale dhe shpirterore. Prandaj …mos e çani shumë trapin, kjo tregon se ju jeni ndryshe nga te tjeret.
Kjo qe shkruaj mund te duket vulgare apo provokuese, në fakt eshte thjesht nje sugjerim per tu perballur me jeten.
Nga Xhek London Facebook