osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbulohet shkaku i vrasjes së biznesmenit në derën e shtëpisë. I dyshuari çudit me rrëfimin që bën

Zbulohet shkaku i vrasjes së biznesmenit në derën e shtëpisë. I dyshuari çudit me rrëfimin që bën

Mahmut Gega, i arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e Elsi Kosiqit, ka mohuar një fakt të tillë gjatë marrjes në pyetje në Polici. Por, nga ana tjetër, Policia e Dibrës shprehet se ka siguruar prova dhe fakte që e identifikojnë atë si autor të vrasjes së 32-vjeçarit Kosiqi.

arrestim-diber

Nga hetimet e deritanishme mendohet se pista kryesore e motivit të krimit është ajo e konkurrencës për trafikimin e lëndëve narkotike. Mësohet se prej vitesh Kosiqi dhe Gega ishin përfshirë në konflikte mes tyre.

Përveç 24-vjeçarit, grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe disa persona të tjerë. Gega, sipas hetuesve, ka dhënë deklarime kontradiktore gjatë deponimeve të tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, bëjnë me dije burimet për “Panorama”.

“Sa herë është pyetur, autori i dyshuar ka dhënë deklarata të ndryshme. Është shumë kontradiktor. Ai rreket të mohojë krimin e kryer. Edhe deklaruesit e tjerë nuk na kanë ndihmuar me thëniet e tyre”, thanë zyrtarë të drejtorisë së Policisë Dibër. Si pjesë e punës hetimore për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit para vilës së tij të martën rreth orës 01:30, oficerë të Policisë Gjyqësore kanë shkuar në doganën e Bllatës dhe kanë siguruar listën e personave, që kanë hyrë e dalë nga kjo pikë kufitare.

Nga verifikimet nuk rezulton që Mahmut Gega të ketë hyrë e dalë nga Bllata. Por, Policia nuk përjashton pistën e lëvizjes së këtij shtetasi nga “brezi i gjelbër”, pra, jo në rrugë ligjore. Nuk dihet ende nëse Kosiqi e Gega janë takuar në Dibër të Madhe apo ky i fundit e ndiqte atë për ta ekzekutuar matanë kufirit.

Nga ana e tij, Mahmut Gega këmbëngul se ditën e ngjarjes nuk ka lëvizur nga qyteti i Bulqizës, madje është shprehur se gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona, ka qëndruar nën shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tij. Ky pohim hidhet poshtë nga Policia. Hetuesit kanë siguruar prova se ai është parë disa orë pasi kishte rënë natë në Maqellarë. Fillimisht u tha se edhe një punonjës policie kishte qëndruar në shoqërinë e Gegës, në një nga lokalet e qytetit. Por, një zyrtar i lartë i Policisë Dibër e mohoi kategorikisht këtë fakt.

“Nuk ka asnjë punonjës policie që ka lidhje me këtë ngjarje. Aktualisht nuk kemi prova për këtë gjë. Nëse ajo vërtetohet, punonjësi i policisë do të hetohet si çdo shtetas tjetër”, nënvizoi ai. Sipas Policisë, cilido qytetar që ka lëvizur dy ditë më parë në Doganën e Bllatës, akuzohet si i përfshirë në krim. Elsi Kosiqi u ekzekutua të martën rreth orës 01:30, para vilës së tij që ndodhet në qendër të Maqellarës, në anë të rrugës nacionale Bulqizë-Peshkopi. 32- vjeçari u qëllua me tre plumba kallashnikovi, pasi autori e thirri atë në emër.