osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edi Rama: Dosja 339 u mbajt në sirtar dhe po përdoret për shantazh, përgjimet kanë dalë nga PD, i vetmi që ka sakatuar njerëz për votat është Berisha

Edi Rama: Dosja 339 u mbajt në sirtar dhe po përdoret për shantazh, përgjimet kanë dalë nga PD, i vetmi që ka sakatuar njerëz për votat është Berisha

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e djeshme për dosjen 339. Duke folur në studion e emisionit “Real Story”, i pari i qeverisë e konsideroi dosjen 339 një skandal të mbajtur me vetëdije prej 2 vitesh në sirtarët e organit të akuzës. Në këtë kontekst, shefi i qeverisë shprehu bindjen se kjo dosje dhe përgjimet e saj po përdoren për shantazh, madje siç theksoi ai për një shantazh të pastër politik.

Nga ana tjetër, Rama vuri në dukej faktin se përgjimi ka dalë përmes Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se nëse prokuroria do ta kishte marrë me kohë prej dy vitesh këtë çështje, nuk do të ishim në këtë situatë ku ndodhet vendi tani. Sa i takon përgjegjësive, shefi i ekzekutivit deklaroi prerë se Dako apo kushdo funksionari PS duhet t’i dalë për zot vetes nëse i del emri tek drejtësia.

-Sa normale është që një person i botës së krimit telefonon çdo zyrtar?

Është një urdhër absurd i prokurorisë për të ndalur publikimet e mediave. Nuk e di sa i ligjshëm është sepse mediat për atë punë janë. Ligji nuk ka asnjë kufizim në këtë pikë besoj. Wikiliks tronditi SHBA dhe nuk di të jetë hapur një hetim për këtë çështje.

Mediat janë lajmësi dhe s’kanë faj. Sa i takon çështjes unë them që çështja ka disa aspekte. Së pari, e kam thënë unë kam neveri nga përgjimet dhe përdorimi i përgjimeve sepse janë shumë të rrezikshme në aspektin e të vërtetës, sepse mund të nxirren nga konteksti dhe futen në kontekst të caktuar.

Jemi në kushtet kur kryebashkiaku i Durrësit nuk është më kandidat dhe është njeri i lirë. Përgjimet nuk janë prova, janë indice që duhen hetuar. Pastaj, nga ato se çfarë kam mundur të shikoj me gjithë neverinë që kam, shikoj që ka një shëmti, më vjen për të vjellë kur dëgjoj disa biseda, por sa këto janë muhabete të materializuara në fakte, apo sa këto janë muhabete njerëzish.

Në aspektin ligjor kemi të bëjmë me një katastrofë me administrimin e këtij procesi. Është përgjegjësi e prokurorisë të ruajë sekretin hetimor dhe të hetojë në mënyrë transparente. Ky proces zanafillën e ka te iniciativa e policisë, që ka filluar ndjekjen ndaj një bërthame, e ka referuar në prokurori dhe ajo që dua të them është se gjithë këta njerëz që i përkasin botës së krimit janë në burg. Sa i takon aspektit politik, ka diçka sepse unë besoj se kjo dosje është mbajtur në sirtar për shantazh.

Është një dosje që lidhet me atë që unë e kam quajtur tërmeti që do krijojë reforma në drejtësi. Nuk është rastësi të shikosh se si një material i tillë nuk është përdorur as për tu thelluar apo kapur në flagrancë nëse do kishte diçka, por është përdorur për tu mbajtur dhe nxjerr përmes politikës për qëllime politike si rezultat i lidhjes së një segmenti të caktuar në prokurori me politikë.

Kjo shkon dhe më tutje sepse bëhet e rëndë, që këto materiale merren dhe nxirren që të ekspozohen në një gazetë të madhe në Gjermani duke sulmuar 2 gjëra: Duke pretenduar se është një zbulim gjerman, por nuk është zbulim gjerman por shpërdorim i detyrës. Nuk ka thënë gjermani asgjë. Gazetari ka marrë çfarë i është dhënë. Kjo ekspozohet kur ne presim të marrim dritën jeshile për negociata. Ky është një ushqim që helmon gjakun e shumë njerëzve këtu dhe helmon situatën atje.

-Ju thatë që Dako nuk është më kandidat. Do të thotë që vendimi juaj për ta lënë jashtë është bazuar dhe te kjo?

Unë e kam thënë dhe më parë. Ishte vendimmarrje e dakordësuar dhe diktuar me Vangjushin, të cilit i erdhi shpirti në majtë të hundës, plus 3 mandate. Tha që nuk dua të merrem me këtë punë sepse nuk kam ndërmend të bëhem shënjestra e dynjasë, për gjëra që ai këmbëngul që janë të pavërteta.
Vetë Dako e ka pasur shqetësim edhe këtë çështje. Sipas tij, është inskenim mbi bazë muhabetesh dhe nuk ka të bëjë me shitje a blerje votash, por ka lidhje me një proces fushate, ku këta që janë pas hekurave, kanë qenë në shërbim të PD historikisht dhe disa të tjerëve.

Dako është një person që është përgjigjur dhe do përgjigjet nga ana ligjore. Unë nuk jam Saliu, këtu ka një vijë të kuqe, midis çfarë përfaqëson ky, për sa kohë nuk kemi problem me drejtësinë dhe çfarë duhet bërë kur shfaqet drejtësia. Kur shfaqet drejtësia, secili duhet t’i dalë për zot vetes. Por gjyq popullor me përgjime vetëm këtu kam parë.

-Do jetë Dako anëtar i Kryesisë së PS?

Nuk jemi në këtë fazë sot. Dako është i hetueshëm dhe i gatshëm. Nuk është kjo puna, puna është do kemi a jo zbardhje të kësaj historie. Shqiptarët janë shumë më të mençur. E kanë shumë të qartë që këtu ka një dimension që është shqetësues, por është e gjitha një lojë politike e ndyrë që synon nga një anë goditjen e qeverisë dhe nga ana tjetër dëmtimin serioz të imazhit të vendit në një proces të rëndësishëm.

-Pra nuk ka blerje votash?

Këto janë muhabete që në Shqipëri janë bërë në të gjitha vitet. Jo vëllai më jep votën këtu, jo aty. Shitje dhe blerje votash aty nuk ka. Dhe nga ana tjetër nuk ka asnjë fakt që ky grup kriminal ka marrë një favor nga Bashkia e Durrësit. Zero.

-Ju përmendin dhe juve

Për çfarë flasin disa persona në telefon, unë nuk mbaj përgjegjësi. Unë mbaj përgjegjësi vetëm kur flas vetë. Kjo është një indicie. Përgjimet janë copëza, se ka një arsye që kjo botë i ka klasifikuar si indicie dhe jo si prova. Se me përgjime nuk bën dot asgjë. Këta 20 vjet kanë shërbyer si flamurtarë të PD. Nëse këtu në Shqipëri ka pasur problem vota, ka qenë Sali Berisha, që i ka sakatuar njerëzit për t’u marrë votat. Në Shijak PS nuk bënte dot një takim për shkak të kësaj race.

-Si këta u afruan me PS, pasi Klosit i dolën me kallashnikov?

Nuk kam ardhur këtu për këtë. Duhet ndarë pjesa e faktit që ky është një llum i mbledhur në një dosje që u mbajt për ta shpërthyer copa-copa për të sjellë këta në studio.

-Pse nuk ka veting si në drejtësi dhe në politikë?

Gjykatësi është në pozicion tjetër, krahasuar me një politikan. Për shkak të detyrës një politikan është një person që ka komunikim me gjithë botën. Në Itali është bërë një debat i gjatë për këtë çështje. Një nga temat ishte dhe kjo. Ti nuk mundet dot t’i thuash, apo të vendosësh një rregull që kur shkon në një lagje, duhet të marrësh dëshmi penaliteti. Deputeti nuk është i premtuar të dijë se ti je person në hetim apo jo.

Këtë gjë e ka iniciuar policia si hetim. Së dyti, kur ti bën diçka të tillë, nuk mund të nisesh nga parimi se çdo politikan që kontakton njerëz të kësaj bote të mos merret me politikë. Por nëse i takon si drejtor policie, patjetër që është shkelje. Nga pikëpamja ime, përgjimet janë neveri e madhe.

Nga pikëpamja e këtyre muhabeteve, janë dhe këto neveri e madhe. Nuk diskutohet që në këto lloj rrethanash ka një element moral. Prandaj po them, që sot nuk e diskutojmë nga pikëpamja morale. E bënim nëse Dako do ishte kandidat për kryetar bashkie. Bëhet mbi bazë të fakteve dhe peshës morale.

-Dako i vuri fitilin dialogut….

Ky është një grup kriminal, së pari duhet të dimë nëse ka përfituar. Ky grup është në burg dhe nuk i futi aty as Saliu, as gazetat, i ka futur në burg ky shtet. Lufta që i është bërë krimit të organizuar në këtë fazë është me fakte, jo me llafe. Janë njerëz në burg. Kush i futi? Skandali këtu është se kjo gjë u mbajt dy vite për t’u nxjerr në funksion të një partie.

-I është ofruar dikujt, juve apo qeverisë?

Kjo është një shantazh.

-Nga kush? Keni emra?

Ti ke dyshime se i kanë nxjerr vetë prokurorët? Kanë dalë përmes PD dhe zëdhënësve të PD. Nëse prokuroria do kishte hetuar i duhet sot nuk do i bëhej ky muhabet.

-Presidenti ka deklaruar se mund të ndryshojë datën e zgjedhjeve…

Nuk mundet Meta të ndryshojë datën e zgjedhjeve. Duhet të jenë palët dakord, edhe pse është shumë e shtrënguar.

-Ju i qëndroni 30 qershorit?

30 qershori është afati limit i Kushtetutës.

-Po të ishte në dorën tuaj, do e shtynit?

Po ta them ndryshe. Po të ishte strikt personal, çfarë do zgjidhja unë të bëja fushatë apo të merresha me punët që ka zyra? Unë do merresha me punët që ka zyra. E shtyjmë, s’ka problem. Nuk është në dorën time. Askush nuk e shtyn përpara. Ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është precedenti. Ju e mbani mend kur erdhi Fleckenstein, ata sollën një dokument ku kërkoni shtyrje zgjedhjesh deri më 16 korrik.

U thashë nuk bëhet, sepse kemi një afat kushtetues. Në atë kohë ishte një javë. I thashë nuk bëhet, sepse nëse do të bëhej atëherë, do bëhej gjithmonë. Nëse bëhet, sot nesër do çohet një parti tjetër. Zgjedhjet janë antidemokrate nëse qeveria pengon opozitën të hyjë. Por nuk janë antidemokratike, nëse 1 po 2 parti nuk hyjnë në zgjedhje. E dinë që humbin dhe jo se kanë hall se u blenë vota. Nuk ka nevojë të hysh në muhabet, merr e bëj anketime. Nëse zgjedhjet bëhen sot, ne firojmë më thellë se në 2017. E kam fakt të bazuar në anketime. Në periudhën prill-maj opozita ka filluar dishezën. Sepse nuk i hanë shqiptarët këto.

-Po nëse njerëzit ngrihen gjatë zgjedhjeve. Ka vdekur pluralizmi.

Është një plak i marrë që e sjell vërdallë vendin ka 30 vjet. Që ose merr pushtetin ai, o ky vend digjet. Të marrin fund këto iluzione ku kërcënohet pushteti i PS nga një i marrë. Pluralizmi do marrë energji sepse do detyrohet opozita të ndryshojë.

-Sundoni Parlamenti, sundoni bashkitë, sistem drejtësie nuk ka.

Në Francë, është një president që ka qeverinë, Parlamenti dhe kaq. Këtu bashkitë nuk po i marrim me represion. Kanë ikur ata. Nuk paraqiten në zgjedhje. Arsyeja është frika nga zgjedhjet dhe tmerri nga drejtësia. E ke parë platformë vizionare të kreut të PD? Ka një kapitull të tërë për rishikimin e reformës në drejtësi. Mos mendo kurrë që nëse shtyjmë zgjedhjet do zgjidhej problemi. Ata nuk e kanë thënë të shtyhen zgjedhjet.

Ata nuk thonë fare. Ata duan qeveri transitore, të ikë kryeministri, të rishikohet reforma në drejtësi. Nëse shtyhet data, do hapet një kuti e madhe. Në protesta kush vjen? Vijnë punonjësit e bashkive dhe të ndërmarrjeve të ujësjellësit që merren me lista. Janë pjesa kryesore. Plus, grupe dhune dhe plus një pjesë që protestojnë normalisht dhe hanë shufra metalike kokës.

Si shkohet në protestë me shufra metalike. Është një popull imagjinar ai atje. Edhe ne kemi bërë protesta. Ai është populli i një partie në degradim. Nuk bëhen kurrë 20 mijë veta atje. Po le të jenë dhe 100 mijë, po s’janë. E di çdo të thotë të sulmosh procesin zgjedhor? Do shohim pamjet e 30 qershorit. Do ketë njerëz që do sulmojnë qendrat e votimit? /Sot News/