osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqipëria e gjykuar prej një zonje angleze – Nga Faik Konica

Shqipëria e gjykuar prej një zonje angleze – Nga Faik Konica

Miss Edith Durhami është një zonjë inglize qi flet më tepër se pesë gjuhë edhe ka parë shumë vënde. Ka udhëtuar gjashtë herë në Ballkan. Herën e fundit, udhëtoj nga Monastiri në Shkodrë duke shkuar nga Korça, Kolonja, Leksoviku, Përmeti, Tepeleni, Vlora, Berati, Elbasani, Durësi, Kruja, Oroshi, pa emëruar viset e vogëla. Foli me shumë veta, vështroj teqera bektashiësh, monastere kallojerësh orthodhoksë, famullië priftësh katolikë. Edhe ç’pa, ç’vuri ‘re, ç’kuptoj e ç’mendoj, na i thotë në një libër 330 faqesh qi dolli tani shpejt në London.

Miss Edith Durham-i udhëtonte për gas, jo për punë. Po n’udhëtim të saj, u poq me ca Inglizë të dërguar nga një Komitet Për-Bullgar të Londonit (“Balkan Committee”) për të përndarë ndihmë në mes të Bullgarëve qi vuajtin nga turbullimet e fundit. Ata Inglizë i u lutnë zonjës të bashkohet me ‘ta për të përndarë ergjëndin e Komitetit Për-Bullgar, dhe ashtu Miss Edith Durham-i mori për barë të vejë nëpër fshatet e retheve të Resnjës.

Nga sa pa në “Macedhonië”, Miss Edith Durham-i nukë mori një mëndim të lartë përmi “Maqedhonasit”. Është një zonjë tepër mëndjehollë për të besuar gënjeshtrat edhe kaçkariqet e gazetave. I pa Bullgarët, jo si duan këta të duken, po si janë, – dhe janë si mos më keq.

Miss Durham-i thotë: “S’pata fat të mirë me sa “atdhetarë” bullgarë u poqa. M’a mbushnë fare mëndjen që po t’isha e zonja e Ohrit, të futmit të cilëve do t’u a kisha falur qytetin janë Bullgarët” (146).

Më tutje (f.164) na jep një pasqyrë të bukur të një “atdhetari” bullgar. Një natë, ky njeri i u qas Miss Durham-it edhe i qau hallin e tij: Ish atdhetar i nxehtë, Komiteti i kish vënë atij për barë të v0rasë tri veta në një katunt, mjerisht dufeku bën gjëmë edhe helmi s’gjendet dot që kur qeveria e ndaloj të shitet; po – tha atdhetari i hollë – “Madama” (për zonjën inglize) ka miqësië me mjekun dhe me anë të këtij munt të gjejë helmin e nevojshëm. E tepër të shtojmë se Miss Durham-i e shporri me një herë këtë atdhetar të çuditëshm.

Një tjatër herë, një “atdhetar” bullgar i u lëvdua Miss Durham-it, me një kryelartësië të madhe, se ay ish qi kish helmuar ujët që pijtin disa ushtarë në një fshat… Dhe puna më për të qeshur është që, kur Miss Durham-i i tha se kio punë as i dukej e mirë as i pëlqente, i mjeri habitej.

Se Bullgarët kanë mëndime të çuditshme përmi qytetarië. Besimi i tyre është se qytetëria do t’i bëjë “të mos paguajnë më vergjie”. E, thotë Miss Durham-i me një të përqeshur të hollë, kur u thosha se edhe n’Inglië paguajmë vergjië, habiteshin të gjithë.

As që kanë faj të mjerët “Maqedhonas”; se gjer më sot s’u përkujdes kush t’u gdhëndë mëndjen. Padija e tyre është e tmeruar.

Në një katunt, thotë Miss Durham-i, nuk arrijti dot t’u japë fshatarakëve të kuptojnë se ca fiqalë inglizë a italianë kishin për t’ardhur të shetitjin nëpër vënt e të shikojin mos bëjë të liga qeveria turke. Të mjerët fshatarakë s’kishin ndëgjuar për të tjerë të huaj përveç Moskovëve. Ahere dragomani u tha se ata qi kishin për t’ardhur ishin “fiqalë kaurski – do me thënë kaurë, të pabesë” edhe më në funt kuptuan se fiqalët s’do t’ishin Turq edhe u huathnë nga gazi. “Fshatari – shton auktoresha inglize – di vetëm një gjë, që jeta e tij ësht e prishur nënë shtet të tanishmë të punëve. I shtypur nga Qeveria e i tmeruar nga Komiteti, qet krye, edhe ka për të qitur gjer sa të mbetet gjësendi nga vetia e tij” (f.166).

Do t’ua duhej një numër i tërë i Albaniës për të shkurtuar, në sa pakë fjalë qoftë, të vëna re të Miss Durham-it përmi kokë-trashësië të Bullgarëve. Në një vënt, u kish thënë ca Bullgarëve qi i shërbejin të mos vënë jastëk përmi shalë të kalit. Këtë fjalë, të cilën – thot auktoresha – një Shqipëtar a një Malazias do t’a kish kuptuar pa thënë dy herë, Bullgarëve u a tha njëzet ditë me radhë e prapë të nesërmen kali sillej me jastëkun! Këto gjëra munt të duken të vogëla, po kanë një rëndësië të madhe, se duke vënë ‘re të tilla arrin njeriu të kuptojë në ka të bëjë me një komp mëndjehollë a mëndjetrashë.

Kur do që sheh një njeri të hollë në këto vise thotë Miss Durham-i – do të jet’ a shqipëtar a grek a vllah. Bullgarët e këtyre viseve u duknë si një specimen nga më të poshtërit e racës njerëzore.

Sa për “krishtërimin” e “Maqedhonasve”, auktoresha inglize na jep një pasqyrë për të vënë re të krishterimit të tyre: Na vë përpara syve fytyrën e ipeshkëvit t’Ohrit i cili, bashkë me shumë fjalë vullgare e të pa kripura e i tha, kuzoj edhe t’a frikësojë Miss Durham-i me fatin e Miss Stone-s duke thënë se ay, ipeshkëv hajdut, ish i zoti të vënte Bullgarë t’a rëmbejin zonjën inglize skllave për të shkëputur ergjënt.

Mjerisht për ipeshkëvin-hajdut, gjeti me kë të flasë; e përveç se i dha përgjigjien e nevojshëme, Miss Durham-i me libër të saj do t’i japë edhe botës të kuptojnë se ç’farë të “krishterësh” janë “Maqedhonasit”. Si thotë me arësye: Për të tillë njerës hump kohën e kujdeset Perëndimi!

Si e dini, ditaret e huaja shkojnë kohën duke folur për “gjakësiët e pashpirtëshme” (ingl. “atrocity”, fr. “nmassacre”) qi ngjakan në “Maqedhonië” Ja sesi i gjykon ato ligësië Miss Durham-i: “Kur një muhamedan, thotë, vret një muhamedan, puna s’ka rëndësië; kur një i krishter vret një muhamedan, është pun’ e drejtë; kur një i krishter vret një të krishter, është një gabim i cili më mirë le të mos zihet në gojë; vetëm kur një muhamedan vret një të krishter, ahere arrijmë krejt në një gjakësië të pashpirtëshme” (f.81).

Po thotë gjetkë Miss Durham-i një pun’ ësht e sigur, që, në shumë vise, të kishin dashur muhamedanët, do t’i kishin shuar udobisht të gjithë të krishterët.

Le t’i lëmë tani Bullgarët e le të vemi bashkë me auktoreshën nëpër Shqipërië.

Miss Durham-i e bëri këtë udhëtim bashkë me një Shqipëtar të cilin punët e tija e shtrëngojin t’i bjerë anë mb’anë Shqipëriës. I pari qytet ku qëndruan ish Korça, të cilën zonja inglize e lëvdon si një qytet “të qytetëruar” e “më të paqmin e të gjithë qytetëve të Turqiës evropiake”. Për shkollën shqipe të vashave, ku u prit me nder shumë, thotë se “është një shkollë aq’ e sotme, sa e ndjeu veten e saja sikur me një herëu shpu prapa n’Evropë. Shtëpiët e Korçës që vështoj “ishin të gjitha shtëpië shqipëtare; dhe shtëpië fort të mira, të ndërtuara bukur dhe për qetim, – të sicilado m’u lutnë t’i mësoj Ingliës se ka njerës më të mirë se Bullgarët për të çliruar” (f.213).

Ca fjalë përmi Kolonjën, së cilës i ka dalë emëri si “një fole hajdutësh”, po ku “u prit miaft mirë”, – edhe ja Leskoviku, i cili, një i vogël katunt i rethit të Konicës njëzet vjet më parë, arrijti tani të jetë një kryevënt kajmekami e një qëntre atdhesie. Miss Durham-i e lëvdon Leskovikun si një vënt të paqmë me shtëpitë të gurta e të mira, qi e bëjnë të ngjasë me disa vënde të vogëla t’Ingliës.

Nga Leskoviku, Miss Durham-i me shokun e udhës vanë në Postenan, ku qëndruan ca ditë. Postenani shtë një katunt në mes të Leskovikut e të Përmetit. Auktoresha na jep këtu një pamje të bukur të jetës fushore në toskërië, dhe na lëvdon “hoborësiën mbretënore” (“kingly courtesy”) të Shqipëtarëve të Postenanit.

Në Përmet, kajmekami – një halldup i poshtër – foli me Miss Durham-in përmi punë të Shqipëriës. “Këtu në Përmet, tha halldupi, vëndësit janë të gjithë Grekër. – Po flasin shqip, a po jo? u përgjegj Miss Durham-i – Mjerisht! Tha kajmekami. Diku do t’a kenë mësuar shqipen. Ka edhe shumë qi besojnë se janë Shqipëtarë. Sa liksh! Po me kohë e me shkolla greke puna do të ndreqet”. Në Përmet, një fiqal shqipëtar e shpuri Miss Durham-i në teqe të Bektashive, – dhe të pjekurit e zonjës inglize me Babanë, fjalët e këmbyera, të shetiturit nëpër teqe, janë nër faqet më të hiëshme e më për të vënë ‘re të librit.

Duke u nisur për në Tepelen, krisi një shi i tmeruar e i shtrëngoj udhëtarët të venë në han të Dragutit për të shkuar natën. Ashtu, Miss Durham-i pati fatin e mirë të njohë edhe ç’do me thënë një han Toskërie, – thom “fatin e mirë”, se për një udhëtare qi kërkon të vështojë e të vejë ‘re mirë një vënt si Shqipëria, duhej të kuptonte edhe ç’janë hanet, të cilët lozin një lodrë të madhe në jetë të botëshme të vëndit t’onë. Të nesërmet handxhiu, duke kërkuar të paguhet, kuxoj të kërkojë jo më pakë se… një mexhite për “odën” vetëm, qi s’kish as rogos jo shtrat: po hanxhitë janë njerëzit më të kuximshëm të toskëriës, e ç’udhëtar munt të lëvdohet që s’u vuath prej hanxhive?

Miss Durham-i i dha Tepelenit disa faqe të librit të saj. Dëfton se ç’gërmadha e ç’varfërië kanë rënë mbi këtë vënt qi një herë kish pasur aqë shkëlqim. Vëndësit i thanë se që nga shumë vjet as një i huaj s’kish shkuar andej. Besojnë edhe më tepër: Më 1809, Lord Byron-i kish vajtur në Tepelen, e q’ahere – në një qint vjet e sipër – s’shkeli aty njeri nga Inglia, përveç Miss Durham-it.

Ngushtësia e së Përkohëshmes na shtrëngon të shkurtojmë. Nukë do të qëndrojmë pra shumë as në Vlorë, ku Miss Durham-i vajti nga Tepeleni, as në Berat ku vajti nga Vlora. Kudo, nënurdhës turq gënjeshtarë, hypokritë, të poshtër, spiunë; kudo, fjalë të tilla prej njerësve të qeveriës: ‘këtu s’ka Shqipëtarë, po vetëm Grekër e Turq; ‘rugët do të bëhen motin qi vjen’: ‘motin qi vjen do të kemi shumë shkolla këtu’, – “ç’do farësh shkolla, përveç shkollës shqipe, meret vesh”, shton auktoresha inglize. Vlora i duket Miss Durham-it si një vënt qi do të bëhet i begatëshm kur një ditë tregëria e të marëdhënat të jenë të papenguara e të lehta. Për Beratin shkruan shumë, duke lëvduar bukuriën e Pazarit edhe vjetëriën e qytetit.

N’udhë nga Vlora në Berat, Miss Durham-i, si kapërzeu fshatin e quajtur Lart, arrijti në monaster të Pojanës. Ish ahere e djela e Pashkës, dhe hobori i monasterit ish plot me fshatarë shqipëtarë “burra të gjetë të veshur me fustane të shkëlqyera nga bardhësia”, edhe me fshatare të hiëshme. Gumeni i monasterit, “një Shqipëtar i gjatë e kryelartë, një farë pasha kishe” e priti anktoreshën mirë, e cila qëndroj atje një natë. Pas dreke, nisi të pikturojë kishën e vjetër të monasterit, kur një fshatar qi dinte pakë italisht i u qas e i tha: “Sinjorina, jemi Shqipëtarë të padishmë t’ardhur nga katundi. Do të dojim të shihjim se ç’po bëni, sepse kurrë më parë nukë pamë ndonjë punë t’atillë. Po në qoftë se ju vjen rëndë, do t’largohemi me një herë” (f.263). “Në gjithë viset e qytetëruara, shton Miss Durham-i, një artist pritet mirë; po rallas kam parë një pritje me aqë nder, o s’munda përveç t’u thon mirseerthnë. Kur i pyeta në kishin “antika” për të shitur, u gëzuan shumë, e, po sa u mbarua shërbimi i pasdrekës në kishë, më ftuan të kthehem në katunt me ta” (f.263).

Tani le të qëndrojmë këtu. Në numër t’afërm do t’a gjejnë Miss Durham-in n’Elbasan.

(Fundi në numër t’afërm).

IX 11-15, 1905

Shqipëria e gjukuar prej një zonje inglize

Polica e Beratit kish hequr tejshkrim se “dy veta me ndjenja kryeqitëse” ishin n’udhë t’Elbasanit. E përandaj, kur Miss Durham-i arrijti në kryeqytet të Shqipëriës, me të zbritur nga kali i gjeti gati policarët. Po, thotë auktoresha, “Gegëria ësht e qeverisur në nj’udhë fare të ndryshme nga Toskëria. Të dy policarët qi erthnë të piqen me mua u suallnë shumë hoborërisht”. (f.277). Thanë se Miss Durham-i me bashkudhëtarin e saj ishin tepër të lodhur, e përandaj do t’i pyesjin të nesërmen ç’kishin për të pyetur.

Mutesarifi i dërguar tani shpejt n’Elbasan, është një Shqipëtar. Miss Durham-i foli me të, dhe e lëvdon si një njeri t’urtë e të mirë. “Kombet e tjerë janë pleq”, tha mytesarifi; “e mjera ime Shqipërië s’është përveç një foshnjë në mes t’atyreve. Ka shumë për të mësuar” (278).

Po le t’a lëmë mutesarifin, e le të shohim përshtypjen q’i bënë vëndësit Miss Durham-it. “Mundimi i Elbasanit për mësim është shumë pathetik. Munt të gjeni veta qi përpiqen trimërisht, pa ndihmë, me gramatika frëngjishte a edhe gjermanishte. Kur kujtohet njeriu se as një libër nukë munt të hyjë në Turqië përveç mfshehtazi… edhe se me parë se të ligjirojnë një libër këta veta (Shqipëtarët, duhet të mësojnë një gjuhë të huaj, numëri i vëndësve të mësuar e të ritur mirë ësht i çuditëshm” (f.281).

Kudo gjetkë në Shqipërië, Miss Durham-it i thanë se “udhët do të bëhen motin qi vjen”. Po, shkruan auktoresha, Elbasani nukë flet vetëm. Ësht i vetëmi vënt ku nukë më thanë se udhët do të bëhen motin qi vjen. Udha e Ohrit ësht e nisur, dhe me aqë sulm sa thosha me vete t’ime vallë a do të mbahet ay sulm gjer në mbarim. Elbasani kërkon udhëra edhe për Durës e për Berat, dhe dëshëron të shtojë tregëriën e vëndit. Ka që tani një fabrikë të sapunit qi bën një sapun shumë të mirë të shitur në rethe… Elbasani ëndëron një kohë për t’ardhur të madhe, dhe qëntri ku ndodhet do t’a bënte çuditërisht të mirë për kryeqytet të vëndit” (f.282).

Një nga copët më të bukura të librit është rëfimi i një shetitjes së vogël në Shpat. Të folurit me një plak shpatarak është për të vënë ‘re, dhe vetëm ngushtësia e vëndit na shtrëngon të mos e përkthejmë. Po ndofta një ditë do të gjejmë vënt për ‘të, dhe do t’a shtypim te Albania.

Në Peqin, qytet i vogël a fshat i math në mes t’Elbasanit e të Durësit, Miss Durham-i goditi të thotë se “qyteti ësht i vogël”, kur hanxhiu i përgjigjet me hollësië: “Edhe një lirë e vogël është, por ësht’ e mirë”. Ku të lenë hanxhitë!…

Në han të Durësit, Miss Durham-i vuri ‘re një gjë qi dëfton se “Shqipëtarët i duan kafshët. Nukë pashë kurrë, as nër më t’ashpërit Shqipëtarë, të mundojnë kafshë për të qeshur, punë qi ngjet shpesh n’Italië të jugës”. – “Hani, si ‘nonjë i vjetër han inglis, ësht i trajtuar reth e rotull një hobori, edhe ca ballkone të mbëdha, në një nër të cilat ronte një i math dash-manar i quajtur Napoleon, me brirë të gjatë e me një të trashë hundë romane, të cilin shërbëtorët shpesh qëndrojin dhe e puthjin duke shkuar. Kur kërkonte të pijë, blegëronte me zë të fortë, dhe ahere ‘nonjënjeri e përcillte poshtë në hobor për të pirë në pellk të kuajve” (f.299).
Tirana, me ‘një pazar shumë të hieshm”, e paqme, me shtëpië të rethuara me kopshte të bukur, i pëlqeu Miss Durham-it në një mënyrë të veçantë. Lëvdon mjeshtëreshën e shkollës, e cila ësht “e shquar dhe e mëntshur si të gjithë Shqipëtarët mjeshtëresha shkolle me të cilat u poqa” (f.302).

“Kruja, thotë Miss Durham-i, u suall shumë miqërisht. Polica edhe të gjithë ishin Shqipëtarë, edhe u gëzuan të më shohin… Kruja ësht i vetëmi vënt qi s’më kërkoj pasaportin për t’a vulosur. Nga miqtë s’kërkohet pasaport. Policës i erdhi keq kur desha t’a dëftoj”. Kur shkoj andej Miss Durham-i, afërohej dita e Shën Gjergjit, dhe Kruetanët i u lutnë zonjës inglize të qëndrojë për atë të kremte, me e madhia e kremte e vëndit. Po, pyeti Miss Durham-i, “kujtoja se jini të gjithë muhamedanë këtu”. “Ashtu jemi, thanë Kruetanët, po kuptohet se Ditën e Shën Gjergjit s’e lëmë pa mbajtur” (f.305-6).

Leshin, Shën-Gjinin, Shkodrën, udhëtaria inglize i shkoj pa nonjë të ngjarë për të vënë ‘re. E më në funt, me një letrë të princeshës së Mirditës e cila e porositte udhëtaren te Abbati, – ja malet e Mirditës!

Te katundi i Kasnjetit, i pari ku Miss Durham-i qëndroj në Mirditë, “arrijtim të gjithë në një të bukur shtëpië të vogël në majë të një bregu, me një të math krye të drunjtë më nj’ anë e një të vogël prift plak në derë – një i pëlqyeshmë plak i cili fliste vetëm miaft italisht sa t’a mar vesh… Më ftoj të ri në minder e të nxjer këpucët, m’u lut të ve të tijat se ishin të ngrohta e deshi të nxjer brezin e meshintë që kisha. Në këto vise, ku sicilido sjell nga një të rëndë bres plot me fisheke e me armë, e para punë që bën njeriu duke hyrë në një shtëpië mike është të lehtësohet nga ajo barë. Po silahu im ish i bërë më të tillë mënyrë që s’hiqej dot. I mjeri zot plaku besoj – dhe ay besim më theri zëmërën – besoj se mos-dashja ime t’a heq silahun ish se qe plot me të holla e se nuk i zeja besë, dhe aqë liksh i erdhi sa, për shënjë bese, u shtrëngova t’a heq. Unë, për kundrë, kam besë sa të le gjithë ç’kam, jo vetëm në duar të një të dinjuëshmi prifti të motuar, po të ç’do Malaziasi a malësori Shqipëtar, në qoftë se ron miaft lark në shkretië për të mos qën’ i prishur nga qytetëria e në qoftë se më priti miqërisht” (f.320)…

“I miri plak më siguroj se më priste si do të kish pritur Mbretin e Ingliës sikur të qëndronte duke vajtur n’Orosh… Çfaqi çudië-pëlqimtare të madhe për Mbretëreshën Viktoria, më përmëndi se Mirditasit kishin lëftuar për bri t’Inglizëve në luftë të Krimes, dhe ish i nxehtë dhe i ashpër kundrë Rusëve. Nga të gjitha gjërat më tepër desh të ndëgjonte për Japonasit. Një murgeshë e vogël erdhi të shtrojë tryezën, dhe, rasë shum’ e çuditëshme, dy nër pjatat evropiake ndodheshin të jenë me fytyra japoneze të shkruara përsipër. S’e dinte, dhe i erdhi shumë mirë” (f.320). Kur u bë fjalë për Shqipërië, “Ah la povera Albania!” thirri prifti, “e morta, ma” shtoj duke qeshur nënë buzë “non ancora sepolta”. (Ah e shkreta Shqipërië! Vdiq, po… s’e mbuluan edhe)… “Patmë një darkë shumë të gëzuar, me qënq të pjekur, makarona dhe djathë, fort mirë të gatuara prej së vogëlës murgeshë, e cila ndau odën e paqme të saja me mua për të fjetur. Të nesërmen, i miri plak më shpuri të më tregojë kopshtin e tij plot me trëndafile” (f.321).

Këtu Miss Durhami ve ‘re me arësye se sa pun’ e vështirë është të mbajturit një shkollë në të tilla katunde. Se në këto male, mos kujtoni, ju Toskë, se “fshati” është një tok shtëpiësh të trajtuara njëra afër tjatërës si në Toskërië: këtu shtëpiët janë njëra aqë lark tjetërës sa mezi duken. Ky largim i pengon çunat të mblidhen ditë për ditë për të mësuar. Me gjithë këtë, afër famulliës a shtëpiës ku ri prifti i Kasnjetit, kanë trajtuar një shkollë të re, një mjehtër-shkollë ka ardhur, e tet’ a nëndë çuna të squar nzënë.

“Oroshi, thotë Miss Durham-i, është për çudië. Ndodhet në mes të një populli i cili është ndofta më pak i njohuri e më i vetëmuari i Evropës, dhe atje ndodhet një nga shtëpiët më të qytetëruara të Shqipëriës së gjithë, shtëpia e një njeriu qi është një nga vetësiët më të shëndosha të Lemjes s’Afërme, Monsinjor Abbati i Mirditasve, i cili, zemër-vetë e dorë-vetë, i lëruar e i ditur, e ka dhënë veten për shëllbim të vëllezërve t’ashpër të tija, dhe ron në shkretië i ndarë nga bota e jashtme… Abbati është inginari edhe arkitekti i vetes së tija” (324). Vetë i ka bërë planet te shtëpiës së tija, të shkollës, të kishës, një kishë e hiëshme në bardhësië të saj, – e cila më kujton ca kishë të katundeve t’Alpeve të Francës, ca kishë të varura në shkëmbinj të maleve. Imzot Abbati ka udhëtuar shumë; në djalërië kish qënë i trazuar në lëvizje kombëtare të vitit 1879, dhe ish shtrënguar të çatdhesohet: Ka rojtur në Terre-Neuve (ingl. Newfoundland) e në Hindië inglize, ku mësoj mirë gjuhën e Shakespeare’s. Është vërtet se Imzot Abbatin e njohin, të pakën nja të nëgjuar, të gjithë Shqipëtarët, dhe ndofta këto që po përsëritim këtu, pas librit të Miss Durhamit, ishin të tepëra. As do të thomi mundimet e tija për të shuar ato gjake të tmeruara qi janë një nga plagët e Shqipëriës. Miss Durham-i jep një tregim për të vënë ‘re të fuqiës paqë-sjellëse që ka përmi Mirditasit e shkëlqyeri abbati i tyre.

Në ca radhë të tjera, Miss Durham-i na dëfton kthimin e saj, e të vajturit në Cetinjë. Këtu mbaron libri.

Aty mbaron libri. Libër plot me vërtetësië e me dritë. Miss Durham-i s’është nga ata udhëtarë qi flasin për punët e Shqipëriës pa pasur vënë këmbë në vënt t’onë. Shkruan ç’pa, dhe ç’pa e paska parë mirë.

Mëndimet e saja janë për të vënë ‘re. Për tregim qeveriët e shtrëngojnë sulltanin t’u japë ndihmë të kthehen prapë atyre Bullgarëve qi iknë në Bullgarië në turbullime e sipër. Miss Edith Durham-i dëfton marësiën e kësaj politike; thotë me arësye se Shqipëtarët duhet të kenë vënt të marin frymë: pse të vesh përsëri krahë për krahë njerës qi u ndanë se s’rojtin dot bashkë? Bullgarët e ikur do të jenë më të lumtur duke marë të holla për shpërblim të dheut që humpnë e duke mbetur në Bullgarië. Punë ësht ajo t’i sjellësh prapë me pahir në një vënt ku s’duan të rojnë?

As që shkojnë gënjeshtrat me auktoreshën e nderuar. Vë ‘re me arësye se n’anë të liqeneve, të vetë-thënët “Bullgarë” s’ngjasin fare me Bullgarët e zakonëshm. Sa të humbur janë këta, aqë të squar janë ata: fytyra e tyre është më shqipëtare se bullgare, dhe, thotë Miss Durham-i, trazimi me gjakun shqipëtar nukë mohohet dot. Tregon historiën për të vënë ‘re të një “atdhetari bullgar”, i cili s’fliste përveç bullgarisht në gjak të ftoht’ e sipër, po… kur dehej, i a mbushte këngës shqip. Në të tjera fjalë ky njeri ish aqë Bullgar sa ata qi lozin në theatro janë Hindas, Arapë, etj. pas lodrës.

“Sa për Greqiën, emëri i saj nukë pritet përveç me të shara t’ashpëra në sa vise të Shqipëriës që vështrova. Shqipëtarët duan Veturdhërimin e Austriën. Toskëria, duke pasur hequr me shumë të këqija nga qeveria turke se sa hoqi Gegëria, duket më gati t’a presë Austriën. Gegëriës i pëlqen më tepër veturdhërimi, po munt t’a presë Austriën në mos munttë më mirë” (f.200).

Si do që në qoftë, kushdo të këndojë librin e Miss Durham-it ka për të kuptuar se sa do faje të kenë Shqipëtarët, janë therrore të tradhësiës turke. Si i tha me arësye një konsull i huaj në Vlorë -: “Les Turcs ont assasinne l’Albanie”, – “Turqt’ e therrnë Shqipëriën”.

Albania IX 58-62, 1905, nr. 13.

Burimi: Gazeta Vatra