Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar se në përgjimet e reja të dosjes 339 do të dalin edhe emrat e dy ministrave që flasin, sipas tij me personazhe me karrierë kriminale.
I ftuar në emisionin “Opinion”,Vangjeli nuk përmendi emrat e minsitrave, por shtoi se ka edhe një dosje tjetër shumë voluminoze, në të cilat, sipas tij, “do të përmenden një gjysmë dyzine me deputetë të PD-së”.
“Në këtë dosje dalin emrat e dy ministrave, që flasin e bisedojnë me këto personazhe me këtë lloj karriere. Ka një dosje tjetër, peshon nja 600 e ca kg, në të cilat shumë shpejt do të dëgjosh që do të përmenden një gjysmë dyzine me deputetë të PD-së.
E gjitha kjo histori arriti në pikën që ka dalë në publik.
Ky lloj mikrobi është i tillë që rritet në errësirë dhe ngordh kur del dielli. Prokuroria ka dështuar sepse u përdor si mjet, si shkop. Hetimi i kësaj dosje do të ishte më i rëndësishëm në këtë moment.
Çështja e përgjegjësisë është e trefishtë. Gjykimi që ne bëjmë mbi këtë histori, që kemi një kockë dhe kemi ngritur nëj dinozaur dhe nuk dimë a është barngrënës apo mishngrënës. Këto dosje po çojnë Shqipërinë drejt zjarrit”, tha analisti.