Mbesa e tij e madhe, Desara Malltezi, pas një cikli të suksesshëm studimesh në një nga universitetet më të mira të Austrisë, falë vullnetit dhe aftësisë së saj kishte fituar një bursë në SHBA. Teksa po festonte mundësinë e krijuar për të studiuar në një nga universitetet më të mira amerikane, ëndrra e saj ka pësuar një goditje të rëndë, për faj të gjyshit Sali.
Studimet e Desarës kanë mbetur peng i maskarallëqeve të Berishës, pasi SHBA i ka refuzuar vizën, duke i bllokuar mundësinë që ajo të studiojë në Universitetin ku ka fituar bursën me aftësinë e saj. Të të shembet ëndrra, shpresa e bota, thjeshtë dhe vetëm se gjyshi ish- kryeministër nuk ka lënë krim dhe abuzim pa bërë gjatë tërë qeverisjes së tij, është me të vërtetë e dhimbshme
Ish kryeministri i Shqipërisë është shpallur person “non grata” nga ana e SHBA, dhe për këtë arsye ai nuk ka asnjë mundësi që të udhëtojë drejt këtij vendi, as për turizëm.
Zullumet e shumta që ka bërë në Shqipëri gjatë qëndrimit në pushtet por dhe gjithë karrierës së tij politike, si dhe tentativat për të krijuar vatra destabiliteti në Shqipëri dhe rajon, ka bërë që qeveria amerikane t’i revokojë vizën.
Por ky lajm tashmë nuk është i ri, pasi gjuha e forcës dhe e dhunës që ai ka përdorur, veprimet aspak në të njejtën linjë me botën demokratike, këtë “shpërblesë” do kishin nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Madje janë vonuar shumë në dhënien e këtij verdikti ekstrem dhe i paaplikuar për një ish kryeministër europian deri më tani, veprim që është shoqëruar nga Berisha me ashpërsimin e sulmeve ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por nëse do të kishte qënë vetëm për heqjen e vizës për Sali Berishën, penalizim që do ta vuajë deri në fund të jetës, do të kishte qënë një “dëm” i izoluar, nëse mund ta themi kështu.
Po sherrin Sali Berishës po ia shohin dhe njerëzit më të pafajshëm të familjes së tij, që janë nipërit dhe mbesat, e ardhmja e të cilëve po vihet në rrezik nga gjyshi i tyre zullummadh.
Më konkretisht, mbesa e tij e madhe, Desara Malltezi, pas një cikli të suksesshëm studimesh në një nga universitetet më të mira të Austrisë, me forcën e vullnetit të saj e aftësisë në përvetësimin e dijeve, mësohet se kishte fituar një bursë në SHBA.
Teksa po festonte mundësinë e krijuar për të studiuar në një nga universitetet më të mira dhe më të forta amerikane, ëndrra e saj ka pësuar një goditje të rëndë, për faj të gjyshit Sali.
Mësohet se studimet e mbesës Desara kanë mbetur peng i maskarallëqeve të Sali Berishës, pasi SHBA i ka refuzuar vizën, duke i bllokuar mundësinë që ajo të studiojë në Universitetin ku ka fituar bursën me aftësinë e saj.
Dhe të të shembet ëndrra, shpresa dhe bota thjeshtë dhe vetëm se gjyshi ish kryeministër nuk ka lënë krim dhe abuzim pa bërë gjatë tërë qeverisjes së tij, është me të vërtetë e dhimbshme./Pamfleti