Portugalia është finalisti i parë i Ligës së Kombeve. “Luzitanët” mundën në fushën e tyre, në Porto, 3-1 Zvicrën.
Heroi i këtij takimi ishte padyshim Cristiano Ronaldo, i cili shënoi të tre golat për vendasit. Në minutën e 25-të, Ronaldo shënoi golin e parë pas ekzekutimit me shumë mjeshtëri të një goditjeje dënimi. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Në minutën e 55’ të takimit arbitri Felix Brych ka akorduar një penallti për Portugalinë. Lojtarët e Zvicrës kanë protestuar për një faull që është bërë një aksion më parë në zonën e portugezëve.
Pas konsultimit me VAR, arbitri i ka hequr penalltinë Portugalisë dhe ia ka dhënë Zvicrës. Nga pika e bardhë ishte Ricardo Rodriguez, ai që shënoi.
U duk sikur ndeshja do të shkonte në kohë shtesë, por në minutën e 88’ Ronaldo shënon golin e dytë pas asistit të bukur të Bernardo Silvës.
Sulmuesi i Juventusit kompleton tripletën e tij në minutën e 90’ me një tjetër gol fantastik. Portugalia në finale falë një Ronaldo në superformë.
Gjysmëfinalja e dytë do të luhet nesër mes Anglisë dhe Holandës. Kujtojmë se ekipi që do të fitojë Ligën e Kombeve, siguron biletën për në Euro 2020, pa qenë nevoja të presë përfundimin e ndeshjeve eliminatore.