Ardian Kokomani, kryetar i Bashkisë së Shijakut, ka mohuar përfshirjen e tij në skandalin e shit-blerjes së votave, një pjesë e materialeve të të cilit u publikua gjatë ditës së sotme nga gazeta gjermane “Bild”.
Në një lidhje telefonike me studion e emisionit “Opinion”, Kokomani u shpreh se është telefonuar nga Astrit Avdylaj për një takim me Vangjush Dakon e të tjerë, por nuk ka shkuar. Dhe nuk e ka realizuar asnjëherë atë takim.
“Zotëria më ka telefonuar, por ai takim nuk është realizuar asnjëherë. Çdo qytetar ka të drejtë të komunikojë me Kryetarin e Bashkisë dhe unë kam të drejtë të përgjigjem. I kam thënë “ok-ok”, por pa i kushtuar shumë rëndësi”,- deklaroi Kokomani./CNA.al