Pas përgjimeve të publikuar ditën e sotme nga gazeta gjermane, ka pasur shumë reagime nga personazhë të politikës, si nga ana e opozitës dhe e mazhorancës. Reagimi i parë nga radhët e mazhorancës ka ardhur nga Ulsi Manja në një konferencë për shtyp.
Ndërsa kërkoi hetime të thella për autorët e nxjerrjes së sekretit hetimor, siç e quajti publikimin e përgjimeve të reja Avdylaj-Dako te “Bild”, Ulsi Manja i PS-së përmendi edhe dosje të tjera me përgjime të pazbardhura.
Ndonëse nuk përmendi emra konkretë, Manja tha se opozita është në hall pasi ka përgjime të tjera të papublikuara.
“Ka pasur përgjime edhe me 200 mijë euro të kërkuara copë, të pazbardhura nga prokuroria. Shpresojmë që SPAK dhe BKH t’i zbardhë ato sa më shpejt”, tha ai.
Manja më tej i çoi një mesazh edhe kryedemokratit Lulzim Basha.
“Ka edhe dosje të tjera, 1 miliard USD lobime nga kryetari i saj. Është ora që prokuroria dhe agjensitë e zbatimit të ligjit të flasin me gjuhën e së vërtetës.
Kushdo i përfshirë në vepra penale të marrë ndëshkim sipas ligjit. Të mos e mbarsin opinionin publik me gjëra të panevojshme”, shtoi ai.