Zv.kryeministri Erion Braçe, është prekur teksa flet për moszbardhjen dhe e.kzekutimin e deputetit Fatmir Xhindi më 2 maj 2009.
Emisioni investigativ Top Story ka realizuar një dokumentar për v.rasjen e Xhindit, ku flet përveç djalit të tij dhe kolegëve, dhe zv.kryeministri Braçe, një mik i afërt i Xhindit.
Braçe preket teksa flet për neglizhencën dhe shpifjet e qeverisë së kohës për e.kzekutimin e Fatmir Xhindit në derën e shtëpisë.
“Fakti që qeveria e asaj periudhe, eksponentë politikë të saj u angazhuan në një fushatë të ndyrë shpifjesh kundër Fatmir Xhindit për të devijuar fokusin e hetimeve, natyrisht që është një element i shtuar, që demonstroi se të gjithë ishin të angazhuar për të fshehur k.rimin”, thotë Braçe.