osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Histori: Çfarë ka ndodhur më 22 mars?

Histori: Çfarë ka ndodhur më 22 mars?

238 – Perandoria romake – Gordian i parë dhe biri i tij Gordian II shpallen perandorë; ata qëndrojnë në fron vetëm 1 muaj – ishte viti kur perandoria qeverisej nga 6 perandorë rivalë. Gordianët (babë e bir) udhëhoqën një betejë kundër perandorit Maximinus Thraks , humbën dhe të dy kryejnë vetëvrasje. Nuk ka të dhëna të besueshme për origjinën e familjes së tyre, por mendohet se ishin me prejardhje nga Anatolia.

1457 – Bibla Gutenberg bëhet libri i parë i shtypur. Libri u shit menjëherë, duke u përhapur në Angli dhe ndoshta Suedi dhe Hungaria . Në vitin 2009, 48 nga Biblat e para ekzistonin, por nga këto vetëm 21 me fletë të plota.

1622 – Amerikë; Masakra në Jamestown ku Indianët Algonquian vrasin 347 anglezë, një e treta e popullsisë së kolonisë. Në verën dhe vjeshtën e atij viti, kolonët që mbijetuan hakmerren duke djegur e shkatërruar fushat e misrit të indianëve, dhe detyruan shefin Opeçansan, për të negociuar. Gjatë ceremonisë së marrëveshjes kolonët u ofruan indianëve pije alkoolike, i dehën, i vunë në gjumë dhe vranë rreth 200 prej tyre – Opeçansan mundi të ikte.

1790 – Thomas Jefferson bëhet i pari Sekretar amerikan i Shtetit nën administratën e Presidentit të parë George Washington.

1829 – Tre fuqitë mbrojtëse (Britania, Franca dhe Rusia) përcaktojnë kufijtë e Greqisë.

1882 – Kongresi amerikan miraton Aktin Edmunds që ndalon poligaminë – 1300 burra u burgosën brenda pak kohësh në bazë të këtij akti.

1908 – Lindi Louis L’ Amour, autori më i shitur amerikan. Pas vdekjes, më 10 qershor 1988, editori i tij në Bantam Books, Stuart S. Applebaum, tha se “zoti L’ Amour, që nuk kishte pirë ndonjëherë duhan, vdiq nga kanceri i mushkërive” (NYT). Të gjithë 100 librat e Louis L’ Amour – 86 romane dhe 14 koleksione tregimesh – janë në shtyp, dhe rreth gati 200 milionë kopje në qarkullim. Ish presidenti Jimmy Carter lexonte libra të L’ Amourit kur udhëtonte me aeroplan, dhe Presidenti Ronald Reagan i lexonte ato ndërsa merrte veten nga operacioni për heqjen e kancerit në vitin 1985. “Mendoj se jam industri”, thoshte L’ Amour një dekadë para se të vdiste. Ai ishte shkrimtari i parë i nderuar me medalje të artë të Kongresit.

1913 – Shqipëria londineze; Konferenca e Ambasadorëve të 6 Fuqive të Mëdha mbledhur në Londër përcakton arbitrarisht kufijtë veriorë dhe veri-lindorë të shtetit shqiptar; e gjithë treva fushore e Kosovës i shkëputet shtetit të ri dhe i jepet Serbisë, edhe pse shumica e banorëve ishin shqiptarë; fiset shqiptare Hoti dhe Gruda iu dorëzuan Malit të Zi, ndërkohë që qytetet e rëndësishme tradicionalisht shqiptare Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Dibër i kalojnë Serbisë ose Malit të Zi. Si rezultat i këtij përcaktimi kufijsh, i njohur si Protokolli i Londrës, u krijua e ashtuquajtura Shqipëria londineze (sinonim për Shqipëri të cunguar, e lënë pa fusha pjellore, pa rajone të pasura në minerale dhe burime të tjera). Në atë kohë, shteti i ri shqiptar kishte 800 mijë banorë, ndërkohë që rreth 500 mijë të tjerë u lanë jashtë kufijve të tij.

1943 – Lufta e Dytë Botërore: e gjithë popullsia e Khatynit në Bjellorusi u dogj e gjallë nga forcat pushtuese gjermane.

1992 – Rënia e komunizmit në Shqipëri: Partia Demokratike fiton një shumicë vendimtare në zgjedhjet parlamentare – pas afër 48 vjetësh, komunistëve u mohohet pushteti absolut.