Lulzim Basha udhetoi drejt Berlinit me shpresen per te takuar funksionare te larte gjermane, por askush nuk e priti as ne Kancelari e as ne Bundestag. Vetem pak dite me pare, portale shume prane opozites perfolen mundesine qe Kryetari I PD te pritej ne takim nga Kancelarja Merkel, por kjo nuk ndodhi.
Madje as disa nga deputetet qe ne Tirane shihen si mbeshtetes te Bashes, si per shembull zoti Wadepuhl, nuk denjuan t’I hapin deren dhe t’I rezervonin qofte edhe pese minuta liderit te opozites.
Sic raporton korrespondetja e Deutche Welle, zoti Basha nuk arriti te kishte asnje takim zyrtar gjate vizites se tij tre ditore ne Berlin. Por ai, morri pjese ne nje forum organizuar nga fondacioni Konrad Adenauer, si edhe arriti te jepte nje interviste te sikletshme per DW, duke mos harruar edhe viziten ne Ambasaden e Vatikanit ne Berlin. Kaq, asgje me shume se kaq.
Arsyeja? Shume e thjeshte. Askush ne Europe nuk mund te legjitimoje daljen e nje partie opozitare jashte sistemit dhe institucioneve demokratike. Dhe me shume akoma, askush ne boten demokratike nuk mund te mbeshtese nje lider politik qe jo vetem nxit dhunen, por edhe e udheheq ate.
Dimri i madh per Lulzim Bashen ka nisur prej javesh, por kjo vizite e tij e fundit ne Berlin tregon se edhe shpresat e fundit qe lideri demokrat kishte varur tek disa deputete te Bundestagut u shuan njehere e mire.
Por sigurisht, Basha kthehet ne Shqiperi me nje fitore te madhe. Permes pergjimeve te nje dosje te vjeter te botuara ne nje tabloid gjerman, kreu demokrat ia doli edhe njehre tjeter ta nxije imazhin e Shqiperise jashte dhe t’I zvogeloje edhe me shume shanset qe Shqiperia te hape negociatat me Bashkimin Europian./F.Muça