osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mos prekni 30 Qershorin! PD-LSI në “l.uftë” me ndërkombëtarët: SHBA, OSBE, Gjermania e Italia rrëzojnë planet për shtyrjen e zgjedhjeve!

Mos prekni 30 Qershorin! PD-LSI në “l.uftë” me ndërkombëtarët: SHBA, OSBE, Gjermania e Italia rrëzojnë planet për shtyrjen e zgjedhjeve!

Ndërkombëtarët kanë rrëzuar planet e opozitës për të shtyrë zgjedhjet vendore. Edhe pse u bë katër muaj që protestohet, të gjithë ndërkombëtarët janë rreshtuar kundër opozitës shqiptare.

SHBA, OSBE, Gjermania, por edhe Italia, të cilat kanë kërkuar që zgjedhjet e 30 qershorit të mos preken, duke rrëzuar të gjitha pretendimet e PD-LSI se lokalet nuk do të zhvillohen në datën e caktuar.

Basha, Berisha dhe Kryemadhi kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve, duke marrë edhe mbështetjen e vetë presidentit i cili duke u rreshtuar në krah të opozitës ka propozuar pak ditë më parë ndryshimin e 30 qershorit.

Kundra pretendimeve të opozitës për të ndryshuar datën e zgjedhjeve ka dalë ditën e djeshme ambasadori italian Alberto Cutillo. Nga Parlamenti Europian ai e sheh si të rrezikshme shtyrjen e zgjedhjeve, duke deklaruar se në këtë mënyrë do të duhet ndryshim edhe në Kushtetutë.

“Në Shqipëri kemi mbërritur në një situatë komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet çfarë është më logjike, te zhvillohen zgjedhje apo te shtyhen çka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë.

Ndryshimi i dytë mund te jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “arnë më e keqe se e grisura” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua ti bëj”, u shpreh ambasadori italian Alberto Cutillo.

Gjermania kundër shtyrjes së zgjedhjeve

Edhe Gjermania ka dalë kundër kërkesës së opozitës për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Pak ditë më parë CDU-CSU ja ka prerë plotësisht shpresat opozitës. Përmes një deklarate zyrtare të lëshuar nga deputeti i Parlamentit gjerman, Mark Hauptmann, në emër të koalicionit CDU-CSU, theksohet se ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur.

Sipas Hauptmann, shtyrja e zgjedhjeve është e pamundur, pasi shkelen hapur Kushtetuta dhe ligjet. “Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur. De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit”, tha ai.

OSBE kundër opozitës

Një zëri me Gjermaninë dhe Italinë ka qenë edhe kreu i OSBE, Miroslav Lajcak. Dy ditë më parë gjatë një vizite në Shqipëri, ai deklaroi se zgjedhjet vendore duhet të mbahen në datën e caktuar nga Kushtetuta. “Është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor, duhet të kapërcehen dallimet, të punohet për vendin, problemet të debatohen në parlament dhe është tepër me rëndësi të forcohen institucionet demokratike.

Duke bojkotuar zgjedhjet nuk është rruga e duhur, rruga drejt zgjidhjes për opozitën është të zbatojnë rekomandimet që ka bërë OSBE ODHIR”, tha Lajcak.

SHBA rrëzon PD-LSI

Pak ditë më parë në Tiranë mbërriti një delegacion i Kongresit Amerikan dhe i Këshillit Atlantik. Kreu i delegacionit, Damon Ëilson deklaroi se është kundër bojkotit të zgjedhjeve nga ana e opozitës, ndërsa bëri apel që data e zgjedhjeve të mos ndryshojë, duke kërkuar që ato të mbahen në kohën e caktuar.

“Ekziston një proces kushtetues. Në SHBA kemi një mandat katër vjeçar presidencial, dy vite për dhomën e përfaqësuesve, gjashtë vjet për senatin, dhe ndonjëherë kjo kohë shërben mirë për një parti dhe ndonjëherë është koha më e keqe për një parti për të shkuar në zgjedhje.

Këtu në Shqipëri keni rregullat tuaja dhe proceset kushtetuese dhe kodin zgjedhor dhe mendoj se është me rëndësi që të ndiqet ai kod. Keni zgjedhje lokale që mbahen në fund të qershorit që duhet të mbahen sipas planifikimit, keni zgjedhjet parlamentare që mbahen pas disa vitesh dhe duhet t’i përmbaheni”, tha ai.

Elisjeda Kiko