osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mungesa e nënës, gruas dhe aktores: E bija tregon Hajrie Rondon

Mungesa e nënës, gruas dhe aktores: E bija tregon Hajrie Rondon

Aktorja Klea Konomi Rondo rrëfen, modelin e gruas që e ka shoqëruar në jetë. Ajo është nëna e saj, artistja e mirënjohur Hajrie Rondo. Klea na rrëfen se si ka qenë kjo periudhë pa të, ku mungesa e saj e ka shoqëruar kudo, edhe në skenë

Anila Dedaj

Thonë se një model, një shembull i mirë në jetë mund të vlejë më shumë se mijëra fjalë. Është si një rreze djelli, që në kohëra të fohta të fton ta ndjekësh. E mandej bëhet kjo një mënyrë që e mira, të jetojë bashkë me njeriun. Ashtu siç jeton, tek Klea Konomi Rondo, Hajria e dashur, e fortë, nëna, gruaja dhe aktorja. E gjejmë në portretin e saj, në tiparet mesdhetare të bijës, flokët e zeza pus, në buzëqeshjen… Atë buzqeshje me nota trishtimi, që kur nëna nuk është më. Por Hajrie Rondo la pas gjurmë të pashlyeshme në memorien e atyre që e njohën nga afër, por edhe përmes filmit e kinemasë.

La pas një model të gruas “luftëtare”, që diti të fitojë një pozicion në shoqëri, në një kohë kur steriotipet gjinore ishin të forta. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas “Shekulli” sjell përmes kujtimeve të së bijës aktoren legjendare, të pamposhtur deri në fund. Sepse, gratë e reja sot, kanë më shumë nevojë për shembuj e mesazhe të forta se sa për kritika. Aktorja Klea Rondo shprehet se 8 Marsi është një ditë e veçantë, që në Shqipëri për një kohë të gjatë është keqkuptuar, duke u konceptuar si një ditë festive.

Është dita kur gruaja më shumë se kurrë duhet të kërkojë të drejtat e saj”, shprehet ajo. Edhe në institucionet e artit përsa i përket pozicionit të femrës Klea mendon se duhet një impenjim më i madh. “Ka vend për të bërë përmirësime, për t’i dhënë më shumë hapësirë femrave, artisteve të reja, që edhe ato të japin kontributin e tyre në art. Duhet bërë diçka e tillë, duke shmangur diskriminimet gjinore”. Përsa i përket vitit që lamë pas, por edhe 2019-ës që nisi muajt e parë me ngjarje tronditëse që kishin në qendër histori dramatike të gruas, Klea mendon se ndërgjegjësimi i shoqërisë kërkon një angazhim të përditshëm nga të gjitha strukturat. “Por mbi të gjitha kjo është një ‘betejë’ që duhet të nisë në familje, gjatë edukimit të fëmijës.

Çdo nënë duhet t’i mësojë djalit të saj respektin ndaj gruas. Jo, sepse femra është seksi i dobët, por sepse është një figurë plotësuese. Është nëna, motra, do të jetë partnerja e tij”. Aktorja thekson se është primare që të kuptohet se nuk mund të ketë dashuri pa respekt, pa i dhënë mundësi partneres të jetë e lirë për të bërë zgjedhjet e saj. “Dashuria që reflektohet në çiftet e reja kohët e para të lidhjes, mund t’i shoqërojë ata deri në fund vetëm nëse mendohet për mirëqenien e secilës palë, nëse ka mirëkuptim”. Klea kur flet për rolin e familjes si primar, është e vetëdijshme për impaktin që kanë në jetë modelet.

Për të prindërit e saj qenë të tillë. “Jam rritur me frymën e tolerancës dhe mirëbesimit që ata kishin tek njëri-tjetri”. Aktorja tregon se i ati, Kiço Rondo, ka qenë gjithmonë një mbështetje e madhe që Hajria të ndiqte pasionin dhe profesionin e saj. “Për shkak të punës mamit i duhej të largohej nga shtëpia për të xhiruar, apo për turne nëpër teatro, mirëpo ai e mirëkuptonte. Që ajo të vazhdonte babi angazhohej maksimalisht me ne dhe në shtëpi”. Qe ky sekreti që e mbajti çiftin Rondo të bashkuar deri në momentin e fundit, e të dashuruar më shumë se ditën e parë. Një ndarje fizike që la pas mallin e madh dhe kujtime të pashlyeshme.

“Për mua është një mungesë e madhe… (nuk i mban dot lotët)”. Ndjen nevojën për ta pasur pranë si nënë, shoqe, por edhe në aspektin profesional. “Humbja e nënës, është humbja më e madhe për një njeri, por unë e kërkoj gjithmonë. Edhe kur interpretoj në skenë, e kërkoj me sy në sallë….”. Dhe ajo është atje, në çdo teatro ka lënë shenjë përmes interpretimeve brilante që rrëmbenin duartrokitjet e publikut si me magji. Është po ashtu në poezitë që krijoi, tek të cilat gjente ngushëllim kur mërzitej. Poezia ishte tempulli ku Hajria rrëfente ndjesitë e saj. Si atëherë kur Klea u martua dhe krahas lumturisë për gëzimin e vajzës, ajo ndjente brengën e largimit të saj nga shtëpia.

“E kam rigjetur atë poezi që më dedikoi ditën që u martova. Ma kishte lexuar, por ta shikoja ashtu të shkruar me shkrimin e saj, ishte një emocion i madh. Prej asaj dite, e mbaj gjithmonë me vete”. Një kujtim i shtrenjtë për Klean, ashtu si unaza (një unazë floriri që e mban vënë) që i ka dhuruar e që, gjatë bisedës instinktivisht e prek herë pas here. Për poezitë e një prej aktoreve më të dashura e të talentuara që njohu skena shqiptare, publikut i duhet të pres edhe pak. “Është në proces puna për të botuar në një libër poezi të sajat, foto gjatë jetës së saj skenike, elemente autobiografikë.

Një libër që tregon përjetimin e saj ndaj padrejtësive, mërzitjeve e gëzimeve”, tregon aktorja. Poezi që rrëfejnë gruan e ndjeshme, që dha një shembull të madh force e u bë frymëzim edhe për ata që përballen me sfidat e jetës. “Ishte shumë e fortë. Një kurajo si të sajën në momente dramatike rrallë mund ta hasësh tek të tjerët. Është nëna ime, por njëherazi model frymëzimi… Më ndodh shpesh të pyes veten a do të mund të bëhem vallë dot si ajo? Se di!”…

Artiste, si ajo!

Dhimbja për humbjen fizike të nënës është e madhe tek Klea. Një plagë e freskët që me kohën do të piqet nga dashuria e pamasë që ajo la pas, kujtimet. “Ende nuk kam gjetur guximin që ta shikoj në televizor, tek interpreton”. Me dëshirën për ta parë aktoren më shpesh në role karakter, për të evidentuar edhe më talentin e trashëguar, e pyesim se cilin rol të sajën do të kishte pëlqyer të interpretonte. “Mami interpretoi më së shumti karaktere të forta, gratë e Jugut.

Nuk e di nëse do isha në gjendje t’i bëja aq mirë sa ajo. Një nga rolet që më ka pëlqyer shumë ishte roli i Elizabeth Hubbard tek “Shtrigat e Salemit”, të cilin ajo e luajti në Teatrin e Fierit. Ka qenë një nga rolet e saj më të mira”. Në rrugën e aktrimit që Klea ecën, e në botën e artit në veçanti krahas talentit ajo thekson se është shumë e rëndësishme ajo që përcjell tek njerëzit edhe “pas kuintave”. “Femrat, sidomos femrat artiste, duhet të jenë artiste edhe në shpirt! Duhet të jenë sa më të lexuara, të mbushura me art, kulturë dhe të mos shesin vulgaritet.

Artistet shqiptare duhet të jenë modeste dhe të punojnë shumë, të qasin ndaj vetes atë që në botë është më avangardë, filmin, teatrin, duhet të lexojnë”. Arti, sipas Kleas, mund të ndikojë për të “zbutur shpirtrat”, për të sensibilizuar më shumë shoqërinë edhe ndaj çështjeve delikate si ajo e dhunës ndaj femrës. “Por më e rëndësishmja në këtë kalavar të përditshëm është familja. Aty duhet të kthejë sytë shoqëria shqiptare, pasi është rrënja e çdo gjëje!”