osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ismail Kadare dhe Visar Zhiti, dy figura që zbusin dhimbjen e viktimave të diktaturës!

Ismail Kadare dhe Visar Zhiti, dy figura që zbusin dhimbjen e viktimave të diktaturës!

Nga Elida Buçpapaj

Kur e pashë foton e Ismailit me Visarin, postuar në rrjetin social nga Botuesi i Kadaresë, Bujar Hudhri, ku Zhiti është fiksuar duke ia ndezur cigaren Kadaresë, sikur u çlirova. Cigaret do të kremoheshin pas disa minutash pa shenjë hiri, ndërsa kjo foto do të mbetet.

Për ata që do të vinë pas, të patrushplarë dhe me ndërgjegje të pastër, pas katarsisit të shoqërisë shqiptare, kjo foto do t’ju thotë shumë.

Visarin e kemi parë duke thithur cigare, në një nga fotot më të mrekullueshme të jetës së tij, ku janë të tre, ai, Eda dhe Atjoni i tyre, të shpenguar dhe të lumtur, në një kohë tjetër.

Kadarenë nuk e kisha parë ndonjëherë të tymosë, veç pëmes personazheve.

Ata të dy thithnin cigaret, ndërsa spiralet e tymit, bashkoheshin si fjolla hiri të frymta.

Kadare dhe Visari i përkasin gjeneratave të ndryshme, por emërues të përbashkët kanë kulturën e shkrimit, njëri nga purgatori, tjetri nga ferri me një vizion të përmbysur nga ai i Dantes.

Kur Visari u burgos 28 vjeçar, Kadare ishte rreth 44 vjeç, ndërsa im atë, poeti Vehbi Skënderi, rreth të 50-tave punonte hamall në repartin e plehërave të Kombinatit Poligrafik. Disa vite më vonë mua, 18 vjeçares të bijës së tij, pas gjimnazit, nuk do të më jepnin të drejtën e studimit në Universitet, por do të më dërgonin për t’u edukuar në fabrikën e pllakave të Kombinatit me emrin e prokurorit Josif Pashko, ku punoja bashkë me ish te burgosur ose familjare të të burgosurve politikë. Edhe unë e kisha vokacion letërsinë, kisha dërguar librin tim të parë me poezi në Shtëpinë Botuese Naim Frasheri, mësueset e mija të letërsise prej fillores deri ne gjimnaz kishin konstatuar prirjen time, por nuk mund të ndryshonin asgjë në fatin tim. Në diktaturë fati i njeriut varej dhe krijohej nga kuçedra, që jetonte duke ngrënë të ardhmen e jetëve njerëzore.

Para se të burgosej, nga Visari kisha lexuar tek Revista Nëntori një poezi të paharrueshme për gjyshin. Aty e ngulita në mendje si poet. Kur e burgosën, nëna e Visarit i kërkoi ndihmë Driteroit e Kadaresë pēr birin e saj. Shkrimtarët të dy kishin fëmijë për të kuptuar dhimbjen e prindit kur ia rrëmbejnë pjellēn nga gjiri, por nuk arritën ta ndihmonin atë grua me burrë e bir të burgosur. Ishte kohë e pamundur.

Ndërsa nga Visari kisha lexuar vetëm një poezi, Kadarenë e kisha stërlexuar. Fillimisht më kishte orientuar im atë që edukoi tek unë kulturën e leximit e shkrimit. Në një shoqëri totalitaristo-staliniste, një shkrimtar i përmasave botërore si Kadare i ndihmonte viktimat të ruanin identitetin dhe të mbijetonin mendërisht e shpirtërisht.

Unë e vuaja gjithë frikë e tmerr luftën e klasave të shtetit dhe shoqërisë që përjetonte familja jonë tre anëtarëshe, kur im atë i pashpresë tentoi të vetvritej, por nuk e urreja Kadarenë. Pērkundrazi, e doja shumë si shkrimtar. Që fëmijë e deri sa tek unë u krijua njeriu.

Nuk e fajësoja as tim atë për vuajtjet e mija. E merrja në mbrojtje, si fëmija prindin kur plaket dhe bëhet si fëmijë ! Im atë ishte i ri, por i dërrmuar dhe i stërplakur nga vuajtjet dhe poshtrimet. 14 vjeçare i dërgova letër diktatorit ku i shkruaja se im atë ishte i pafajshëm. Diktatori e konsideronte Vehbi Skënderin armik të partisë. Këto dokumenta, rreth letrës time dhe reagimit të diktatorit, janë botuar në shtypin e Tiranës. Po unë adoleshentja çfarë faji kisha, që m’i ndaluan aulat e Universitetit dhe më detyruan të punoja në fabrikën e pllakave apo varrezat e Sharrës! Im atë poet hamall, unë e bija, ende e parritur me të ardhmen të vrarë. E ardhmja ime pa të nesërme e bënte tim atë të vuante tmerrësisht. Im atë ishte gati të vetësakrifikohej që unë të studioja normalisht e të kisha një jetë si fëmijët e kolegëve të tij, por spiun dhe vegël nuk pranoi të bëhej kurrë.

Po të ishte bërë spiun poeti Vehbi Skënderi, jeta e së bijës së tij të vetme dhe familjes tonë do të kish tjetër rrjedhë, do t’i shpëtonte burgut jashtë hekurave që jetuam në mes të Tiranës, por do të mbetej rob i burgut të ndërgjegjes.

Në një izolim shterrues që ushtronte regjimi, librat e Kadaresë ishin liberatorë sepse ndikuan në shburgosjen dhe çlirimin e shoqërisē nga vetvetja, nga pjesa më fanatike që i bindej verbërisht xhelatëve duke i tejkaluar mizoritë e tyre. Vepra e Kadaresë ishte në opozitë të plotë me letërsinë dhe artin e realizmit socialist që ofroi një botë idiote ku gjithçka që krijohej ishte në shërbim të depersonalizimit kombëtar

Të njëjtën kënaqësi që provoja nga Princi i Vogël i Saint Exupéry-së ma jepte Kronikë në gur. Krijova menjëherë bindjen se Koncertin e Kadaresë nuk mund ta shkruante dot kurrë Gabriel Marquez dhe u identifikova me vajzën e Natës me hënë. Daullet e shiut, binin për të lajmëruar mbijetesën e individit, si shpirt apo të kombit si frymë. Kosovën si imazh kur isha fëmijë e njoha prej tim eti, kur krahu i djathtë i Enver Hoxhës, krimineli me damkë Manush Myftiu nga maja e shtetit totalitarist e akuzonte si “nacionalist”, vetëm pse im atë tha se “Kosovën e kam në zemër” ndërsa për herë të parë emrin e një qyteti të Kosovës e mësova prej Kadaresë, pasi Kosova ishte temë tabu, askush nuk duhet të fliste për Kosovën dhe askush nuk duhej të dëgjonte për Kosovën. Kadare në mënyrë eskiliane, si nëpër tragjeditë greke zbërthente shterrshëm në 7-8 vargje etimologjinë e rrënjës të emrit në poezinë që ia dedikonte Gjakovës!

Kadare ka qenë salvagente për shumë të rinj si unë. I ka shpëtuar nga mosçmendja në çmendinë e përçmimit ku i kishte futur viktimat regjimit stalinist. Ishte salvagente jo si individ, jo si një Schindler ad literam, por si Schindler shkrimtar! Schindleri ka shpëtuar një numur të kufizuar viktimash, mbi një mijë syresh, dhe ka kryer heroizëm, ndërsa shkrimtari e nxjerr nga burgu apo krematoriumi i mosekzistencës individin dhe gjithë shoqërinë. Në një izolim total, kur është i burgosur edhe deti, edhe qielli, edhe kufijtë, liria qoftë edhe virtuale ka vlerë. Në fund të fundit a nuk jemi të gjithë prej shpirti.

Kadare nuk ka mundur që t’jua ndryshojë fatin fëmijëve të armiqve të partisë, që janë dëshmi e krimeve kundër njerëzimit të shtetit totalitar, të cilëve u është mohuar e drejta e jetës duke u syrgjynosur nëpër kampe internimi, pa të drejtë shkolle, pa të drejtë ëndërrash, duke iu mohuar të gjitha të drejtat elementare të njeriut, por si shkrimtar ka ndikuar që viktimat e diktaturës të kalonin orë të tëra duke u zhytur nëpër oqeanin kadarean të gërmave.

Kush shkon në varreza dhe përpiqet pak të filozofojë për jetën e kupton se kombi është shkrimtari. Në errësirën obskurantiste të diktaturës, kur shkrimtari nuk arrin dot të shpëtojë nga burgosjet dhe ekzekutimet individin, ai kryen përsëri një akt heroik, sepse shpëton nga pushkatimi apo internimi gjuhën.

Ismail Kadare ka shpëtuar gjuhën shqipe në mënyrë grandioze dhe epike!

Kam mbetur kadareiste. Nuk e di si. Si fiksasion, si dogmë, si autocensurë apo si një viktimë e Stokholmit? Të mbetesh kadareiste sot është habi. Në një shoqëri mizerabël si kjo jona, me ndërgjegje blozë, kur ende nuk janë zbuluar varret e 6000 viktimave të diktaturës, kur ende nuk jane dënuar krimet e komunizmit dhe autorët e tyre, kur xhelatë si Edmond Caja me shokë, sot shtetas gjermanë na sfidojnë e vazhdojnë t’i torturojnë viktimat e burgut të Spaçit apo Qafë Barit, kur në Shqipëri nuk ekziston asnjë Muzeum, asnjë Shoah si shenjë kujtese apo ndjese, është e kuptueshme se orientimi diabolik kundër Kadaresë është i orkestruar për ta larguar vemendjen nga obligimet kombëtare, pasi shoqëria shqiptare ka mbetur ende bagëti, nuk e di nga vjen e ku shkon.

Tek rasti Kadare që është sui generis konfondohet me qëllim të mbrapshtë individi i konformuar me sistemin e egër dhe shkrimtari gjenial që në kushte barbarie e sfidon atë. Në diktaturë e gjithë shoqëria shqiptare ishte ushtri lejfenësh. Dhe mjerisht lejfene vazhdon të mbesë. Gjithe kombet ngrihen për të triumfuar vlerat, vetëm shqiptarët janë në kaos dhe e kërkojnë lirinë në tabaka. Nuk mallkojnë kriminelët, nuk i denoncojnë me emra shkaktarët e ferrit por i sulen shkrimtarit që dëshmoi në 100 gjuhë të planetit se kombi i vogël kish mbetur gjallë, kur vetë Europa dhe Perëndimi na kishin hequr nga lista e të gjallëve, e kishin hequr nga harta Shqipërinë dhe kur Shqipëria nuk ekzistonte as si shprehje e Bismarkut. Askush në Perëndim nuk jepte lajme për krimet e diktaturës, pa marrë parasysh se jemi një vend në zemër të Europës. Dukej sikur diktatori kishte bërë kompromis të përçudnuar me Perëndimin, ndërsa vepra e Kadaresë e sfidonte kompromisin absurd dhe tregonte për ne se ekzistonim.

Më ndodh shpesh të kem debate për Kadarenë. Rreth Nobelit. E konfondojnë si nder të pameritueshëm për individin, jo për shkrimtarin apo kombin dhe urrejtjen për Kadarenë e transformojnë në urrejtje të gjenisë të farës, dmth urrejte kunder vetevetes tonë. Mendoni se Gjermania nuk e dinte se Günter Grass 16 vjeçar kishte shērbyer në trupat SS?! Gjermanisë i interesonte Nobeli i shkrimtarit, që ishte Nobel i Gjermanisë, i gjuhës gjermane, jo gabimet e individit. Aq më tepër, kur krimet e një sistemi nuk mund të identifikohen si faj kolektiv.

Debatet e mija për Kadarenë janë të dhimbshme me viktima të diktaturës. Njëra prej tyre tash së fundi më bllokoi rrugën e komunikimit me të. Më vjen shumë keq. Kadare mund të shkruante për kētë Zonjë veprën më të bukur të jetës së tij. Mjerë ai komb qe ka nevojë për heronj, thotë Breht, por mjerisht kohës tonë i duhen sot heronj.

Më erdhi keq se nuk ia zbuta dot zemërimin. Kur vuante internimet si adoleshente dhe vajzë e re në diktaturë e adhuronte Kadarenë, sot ka rënë viktimë e trushplarjes me ca dokumenta të individit Kadare në diktaturë që kanë 27 vjet që qarkullojnë lart e poshtë. Në diktaturë Kadare si individ ishte një njeri i zakonshëm në turmën e konformistëve. Turmë konformiste ishim si kolektivitet. E votonim 99.99% diktaturën. 0.01% ishin kulakët dhe të burgosurit që regjmi nuk i lejonte të votonin. Pasi frika kishte zëvendësuar oksigjenin që thithnim.

Me gjithë përpjekjet nuk arrita të ndikoj aspak tek Zonja. Prandaj kur Bujar Hudhri vendosi foton e Kadaresë me Zhitin, m’u duk si dora e Zotit tek goli i Maradonës!

Kadare vetë tani mbi të tetëdhjetat, është më shpërfillës se kurrë, sepse duket beson tek omnipotenca e gërmave rreshtuar në miliona e miliona konstelacione në univers. Sa miliarda fjalë ka shkruar ai me dorën e tij, a i ka numëruar kush ? Gjithë jetën e Kadaresë e ka pushtuar Kadareja shkrimtar. Kadareja shkrimtar është i pakënaquri dhe i zhgënjyeri me vetveten individ, prandaj ia dhuroi jetën letërsisë, pasi atje jetoi sikur do të deshte ta jetonte jetën reale.

Shoqëria ku kemi jetuar ishte e inkriminuar. Ajo ushqehej me urrejtje dhe gjakun e viktimave. Kishte individë që përpiqeshin të ndihmonin viktimat në mënyrë individuale. Këta ishin Schindlerat shqiptarë. Lavdi Zotit që ishin! Ndërsa Kadare e stërtejkaloi Schindlerin me veprën e tij të shkruar! Kush e kupton këtë të vërtetë kalon në krahun e Kadaresë shkrimtar. Visar Zhiti, që e ka provuar dhe e ka hedhur në letër ferrin e viktimave të diktaturës mizore është me Kadarenë edhe si shkrimtar edhe si individ. Sepse e sheh veprën kadareane edhe si kërkesë ndjese ndaj nënës së tij kur ajo i kërkoi ndihmë për Visarin 28 vjeç dhe Kadare nuk e ndihmoi dot.

Te dy e meritojnë Nobelin. Visari dhe Kadare. Njëri se i ndihmoi mbijetesës të gjithë shoqërisë në diktaturë, tjetri sepse e tregoi ferrin që përjetuan viktimat nga diktatura ! Visari është hero edhe si individ, edhe si shkrimtar, por kjo nuk e ul vlerën e veprës të Kadaresë, përkundrazi kështu krijohet universi i përbashkët i vlerave të kombit.

Kur e pashë foton e Kadaresë me Visarin, kalova për disa sekonda gjithë jetën e Zhitit, si dëshmitar i gjallë i burgologjisë dhe ferrit të viktimave të diktaturës, i diskriminuar edhe sot e kësaj dite nga ata që e torturonin plus nga një kastë politike me skeletë në sirtarë, së cilës i ka mbaruar me kohē koha.

Visar Zhiti nuk ka pranuar të bëjë konçesione për të shitur fatin e viktimave të ferrit stalinist me privilegje. Këtë akt guximtar të pas vitit 1991, e kishte të vështirë ta merrte me mend në diktaturë, ndërsa vepra e Kadaresë e realizonte, kur identifikohej me ekzistencën e kombit.

Fotografia e Zhitit dhe Kadaresë është fotografia e mbijetesës të kombit të plagosur me plagë ende të pashëruara.

Janë shumë nga ata që sot i kërkojnë Kadaresë të bëjë heroizma. Shoqëria shqiptare në agoni më tepër se kurrë ka nevojë për dritë! Por Kadare si ndivid është i kufizuar në kohë, ndërsa shkrimtari i dimensioneve të Kadarese është i përhershëm.

Jeta e individit digjet si cigarja që pinë të dy Kadare me Visar Zhitin, ndërsa jeta e gjuhës është konstelacion yjor që përcillet si trashëgimi historike dhe kulturore brez pas brezi. Kultura është si dashuria e nënës dhe atit që ngjizin krijesën. Pa kulturë, pa nënë e babë, kthehemi në individë e komb bastardësh. Ky është edhe qëllimi i diktaturave, që shqiptarët t’i konsiderojnë qënie me bisht, lejfene apo të aftë të pjellin veç vampirë si enver hoxha, si edi rama apo si kjo kastë politike që i krijon shkrimtarët e poetët me mbeturinat ushqimore trupore të tyre që janë vetëm helm kancerogjen.

Të gjithë individët kthehen sa në baltë e sa në frymë, ndërsa shkrimtarët që shkaktuan tronditje, duke e sfiduar individin, shoqërinë, sistemin trondisin në gjithëherësi.

Në kohë të shterrëta, të honta kur shoqëria ka rënë në fund të humnerës dhe duket se gjithçka ka marrë fund, do të shfaqen individë që e tejkalojnë fantazinë e personazhëve të krijuar nga shkrimtarët dhe shkrimtarë që sfidojnë kufizimet e individëve në një shoqëri njerëzore. Pasardhësit do të na njohin kush ishim përmes trashëgimisë.

Kam parasysh se si qarkullon sot një foto e Fishtës me Mjedën e Gurakuqin apo ku Fishta, ka dalë në foto bashkë me Asdrenin, Koliqin e Lazgushin.

Do të vijë një ditë, që kështu do të qarkullojë edhe kjo foto e Visarit dhe Ismailit që i bën bashkë ata që meritojnë të jenë bashkë !

Fotoja e Zhitit me Kadarenë uroj që të zbusë dhimbjen e viktimave të diktaturës, t’ua davaritë retë nga qielli i mendimeve të munduara si ankthi i jetëve të tyre për ta shfokusuar zemërimin nga drejtimi i gabuar e për ta përqendruar tek katarsisi kombëtar, lëvizja kombëtare për të pastruar ndërgjegjen si komb.