Lulzim Basha, është nisur për në Berlin ku është përpjekur të takojë ndonjë politikan.
Së fundmi ai ka dhënë edhe një intervistë për DW shqip ku thotë se ka takuar zëvendës këshilltarin ndihmës të Merkelit.
Kryeopozitari nënvizon se nuk tregon dot çfarë kam biseduar.
“E gjithë kjo konferencë po zhvillohet sipas asaj që njihet si rregulli “Chatham House rule”.
Pra, unë kam zhvilluar biseda jashtëzakonisht të rëndësishme, nuk jam i lirë të atribuoj përmbajtjen e këtyre bisedave.
Por konkluzioni që mund të ndaj me ju dhe, përmes jush, me gjithë ndjekësit e Deutsche Welle në Shqipëri dhe anembanë hapësirës shqiptare, është ky: Gjermania është thellësisht e shqetësuar për gjendjen ku ndodhet vendi aktualisht”, shprehet Basha. (TemA)