Policia e Shtetit ka a.rrestuar njërin nga protestuesit që qëlloi ish-bodigardin e Sali Berishës dhe djalin e tij në protestën e opozitës në mbrëmjen e 2 qershorit në bulevard. Ai është Zamir Sijani 43-vjeç nga fshati Xhafzotaj i Durrësit.
Më poshtë mund të ndiqni pamjet e momentit kur 43-vjeçari që është invalid, godet me patericë Çelën dhe djalin e tij, ndërsa gjatë përleshjes rrëzohet në bulevard.
Ai është një person me precedent të theksuar penal, pasi ka qenë dënuar më parë për t.rafik d.roge, mbajtje pa leje të a.rmëve, municioneve dhe lëndëve shpërthyese.
Zamir Sijani në vitin 2005 është dënuar me 5 vite b.urg për t.rafikim lëndësh narkotike në Itali, por dënimin e ka vuajtur në Shqipëri.
Në vitin 2011 në rrugën e Durrësit në Tiranë është kapur me a.rmë zjarri pistoletë TT, por është nxjerrë nga gjykata pas tre ditësh duke u dënuar për a.rmëmbajtje me 5 mln lekë.
Policia deklaron se Sijani është identifikuar nga pamjet, të cilat i transmetoi televizioni “Report Tv” ditën e djeshme.
Zamir Sijani me patericë së bashku me personat e tjerë me shufra hekuri, goditën Ymer dhe Erjon Çelën duke u shkaktuar plagë të rënda në kokë.
Tashmë 43-vjeçari akuzohet për p.lagosje të rëndë me dashje dhe prishja të qetësisë publike. Ndërkohë sherri mendohet se ka nisur për një flanur.