Ish zëvendësministri i Arsimit, shkencëtari qesharak Taulant Muka, i cili ka një kohë të gjatë, që gjurmon plagjiaturat e zyrtarëve të lartë, ka aluduar se kryebashkiaku Erion Veliaj, ka falsifikuar diplomën e masterit.
Por, akuzat për Veliajn, janë bërë edhe nga kundërshtarët e tij politikë në të kaluarën. Në vitin 2015, Veliaj publikoi dy diploma në rrjetet sociale, por akuzat kanë vijuar, veçanërisht, se diploma e tij e masterit nga Universiteti i Sussex, është e falsifikuar.
Media antiveliaj e Yll Irfan Musabelliut pikrisht drejtuesi i TPZ-së Ylli Rakipi ka kontaktuar me Universitetin e Sussex, siç pretendon ai, të cilët na sqaruan se Erion Veliaj është diplomuar në këtë Universitet në vitin 2006.
“Unë mund të konfirmoj se Erion Veliaj, është diplomuar në Universitetin e Sussex, në vitin 2006, me një Master në Politikën Europiane“, u shpreh James Hakner, Menaxheri i Komunikimit, në Universitetin e Sussex.
Por a duhet një farë idioti si Taulant Muka që akuzon pa asnjë provë dhe fakt, të mbajë përgjegjësi dhe të sqaroi mynyrë e diplomimit të tij, ku sipas për llograritjeve ka mbaruar në 1 vit tre vite universitet?!