osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E pabesueshme! Ilir Meta në Kosovë me “këshilltar zagarët”… Monika në operacion me “zotin”!

E pabesueshme! Ilir Meta në Kosovë me “këshilltar zagarët”… Monika  në operacion me “zotin”!

Për dy ditë me radhë Meta ka qëndruar në Kosovë, Prishtinë e Prevallë nën shoqërinë e miqve të tij, ndërkohë që bashkëshortja e tij Monika po luftonte për jetën në një operacion të vështirë, duke mos iu gjendur pranë. Është e vështirë ta shpjegojmë një indiferencë të tillë dhe vetëvetiu të lind pyetja: çfarë po ndodh me familjen presidencialo-opozitare. S’ishte kaq e rëndësishme vizita e 15-të brenda një muaji në Kosovë e Metës, sa të braktiste bashkëshorten në sallën e operacionit.

Pak kohë më parë Monika ka bërë me dije se vajzën e ka si në “manastir” në Londër, të mbyllur si një murgeshë nën një shok psikologjik. E besojmë se kur dhe në familje hyn leku dhe maskarallëku gjithçka mund të ndodhë, por kaq hapur është vështirë të kapërdihet, pasi bëhet fjalë për Presidentin dhe kryetaren e partisë së dytë opozitare, që në çdo ditë të shënuar bëjnë thirrje për dashuri dhe kujdes ndaj njëri tjetrit
Monika Kryemadhi një ditë më parë, përmes një komunikimi në rrjetin social njoftoi partinë e saj dhe publikun se kishte kryer një operacion të suksesshëm për shëndetin e saj.

Pa hyrë shumë në detaje, Monika teksa është shprehur se ia kishte hedhur sëmundjes përmes një operacioni të kryer para disa ditëve, ka vijuar me një letër të gjatë për Ramën.

Duke mos u ndalur në mesazhin kërcënues që ka përcjellë Monika për kreun e qeverisë, si dhe justifikimin për mospjesmarrjen në dy protestat e fundit të opozitës përballë institucioneve, si dhe duke i uruar shërbim të shpejtë, ajo që vërë re janë disa koncidenca të çuditshme.

Burime brenda LSI bëjnë me dije se operacioni i suksesshëm i Monikës ka ndodhur diku nga data 27-28 maj, pra para një jave, dhe se ka qënë nën një kontroll të rreptë të mjekëve.

Por pikërisht në këtë ditë, Ilir Meta, bashkëshorti i saj President ka qënë jashtë vendit, dhe më konkretisht në Kosovë, nën shoqërinë e këshilltarëve të tij të jashtëm dhe të brendshëm.

Meta ka dhënë një intervistë për TV “Dukagjinin”, dhe përmes saj disa mesazhe për politikën shqiptare në të dy anët e kufirit, qëndrimin ndaj Ramës, Thaçit, kufijve të Kosovës me Serbinë, situatës politike në Shqipëri me opozitën jashtë Kuvendit dhe zgjedhjeve që proteston në rrugë.

Për dy ditë me radhë Meta ka qëndruar në Kosovë, Prishtinë e Prevallë nën shoqërinë e miqve të tij, duke dhënë mesazhe në të gjitha anët, ndërkohë që bashkëshortja e tij Monika po luftonte për jetën në një operacion të vështirë.

Meta president në momentin më të vështirë për bashkëshorten e tij Monika, njëherësh dhe kryetare e deleguar e LSI, nuk i është gjendur pranë në sallën e operacionit.

Përtej detyrës bashkëshortore dhe dhembshurisë njerëzore, është e vështirë ta shpjegojmë një indiferencë të tillë të Metës për gruan e tij Monika, të lind vetëvetiu pyetja e vështirë për t’u bërë: çfarë po ndodh me familjen presidencialo-opozitare.

Pas kohë më parë Monika ka bërë me dije se dhe vajzën e ka si në “manastir” në Londër, të mbyllur si një murgeshë nën një shok psikologjik.

Të gjitha këto, bashkë dhe me indiferencën e Metës për t’iu gjendur në sallën e operacionit bashkëshortes së tij në ditën më të vështirë të jetës, nuk ishte kaq e rëndësishme vizita e 15-të brenda një muaji në Kosovë, na bën të shqetësohemi se çfarë po ndodh në këtë familje.

E besojmë se kur dhe në familje hyn leku dhe maskarallëku gjithçka mund të ndodhë.

Por që të shfaqet kaq hapur dhe pa teklif, është shumë e vështirë për ta kapërdirë, pasi bëhet fjalë për Presidentin dhe kryetaren e partisë së dytë opozitare, që në çdo ditë të shënuar bëjnë thirrje për dashuri dhe kujdes ndaj njëri tjetrit./Pamfleti/