Personat që shihni në video janë agresorët që me shufra hekuri në protestën e 2 qershorit të opozitës d.hunuan babë e bir, Ymer dhe Erjon Çela. Edhe pse kanë kaluar afro dy ditë nga ky sulm, ende policia nuk ka njoftuar nëse i ka identifikuar apo a.rrestuar agresorët.
Nga pamjet, ata dallohen qartë dhe mund të identifikohen teksa përleshen me ish-truprojën e Sali Berishës, Ymer Çela dhe djalin e tij, por policia nuk ka një veprim konkret për ndalimin e tyre.
Në një prononcim për mediat, Erjon Çela tha se ata ishin protestues dhe nisën t’i d.hunonin pasi njohën babain e tij, të cilin e thërritën në emër.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi policinë, për d.hunën e ushtruar ndaj babë e bir nga agjent të infiltruar në protestë, tezë e mbështetur edhe nga mediat pranë opozitës.
Gazretari Artan Hoxha, në një prononcim të tij, tha se Ymer Çela dhe i biri, u d.hunuan nga militantë të LSI-së nga Xhafzotaj dhe Shijaku, për një flamur.
“Personat që d.hunuan ish-truprojën e Berishës, Ymer Çela dhe të birin e tij, njëri është nga Xhafzotaj, ndërsa të tjerët janë nga Shijaku dhe janë zënë për një flamur të LSI-së”, tha ai